Dhjetëra policë nxjerrin për krahësh nga shtëpia banorët tek “5 Maji”

Pavarësisht rezistencës së banorëve prej ditësh, fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur shembjen e banesave në njësinë numër 4, për t’i hapur rrugë projektit të rindërtimit në zonën e 5 majit.

Në ndihmë të IMT-së në zonë, kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe pritet të shemben rreth 11 shtëpi. Të shumtë janë banorët që kanë kundërshtuar procesin por ata jane terhequr zvarre nga policia e cila i ka nxjerre jashte shtepive te tyre.

Ata kanë kaluar natën jashtë, ndërsa këmbëngulin se marrëveshja që bashkia ka bërë me ta nuk është e drejtë. Qytetarët kërkojnë dëmshpërblim dhe transparencë lidhur me projektet.

Një banor, me certifikatë pronësie në duar, ka hipur mbi mur dhe bën thirrje për të mos i shembur banesën. Pas disa minutash rezistencë ai është larguar me forcë nga policia dhe më pas fadroma ka nisur shembjen e banesës së tij.

Në total janë 102 objekte që duhen prishur për të vijuar punën me projektin e Rindërtimit, 60 prej të cilave tashmë janë prishur.

(Rilindja Demokratike)

Exit mobile version