Kreu i PD, Lulzim Basha ka replikuar ashpër ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa i përmendur përgjimet e Dibrës, në dosjen 184.
”Tani e kuptojmë pse është e rëndësishme që mos t’i lëmë horrat dhe banditët që i kanë sjellë bedelët e tyre në parlament që të festojnë një ditë kur Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit të largohet dhe gjyqtarët dhe prokurorët jo 50%, 60% siç i emëron sot Ulsiu me Ymerin, t’i emërojnë 100% këta. E kuptojmë edhe ankthin e tyre. Dibra është një krim i pagjykuar. Ky që i premtonte hjdutit të votës të Dibrës në 2016-ën promovimin, është promovuar vetë, është bërë ministër Drejtësie. Ua kam thënë edhe ambasadorëve që e kanë për detyrë të takojnë ministrin e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë edhe kur ajo për momentin është shëndërruar për shkak të këtyre surretërve në republikë bananesh që duart po ua japin aleatëve të krimit. Që ai që është sot ministër drejtësie në një vend normal minimalisht duhej të ishte dënuar si pjesëmarrës në atë që e zbardhi BILD dhe e pa e gjithë bota, por nuk e dënoi dot drejtësia shqiptare. Pork a një gjë, drejtësia mund të vonojë dhe sa më shumë vonon aq më shumë dëmton, por nuk mungon. Kujtohu pak për ish-kolegun tënd, ministrin e Brendshëm dhe kapërdisjen e tij madjë m ë majë, rrugë më rrugë, shesh më shesh madje edhe rrugëve të botës. Edhe mendohu mirë Ulsi Manja se për momentin mund të duket vetja i përkedhelur, i mbrojtur, por harroje ti dhe këtë po ta them në emër të çdo qytetari të Dibrës, edhe të socialistëve të Dibrës që i keni marrë e trajtoni atje në mënyrën më çnjerëzore se nuk të vijë dita që do të japësh llogari edhe ti me pjesën tjetër të bandës së strukturuar kriminale të Dosjes 184.”