Inceneratori i Fierit, Jorida Tabaku: Armando Subashi ka përgjegjësi për ndryshimin e pronës. Kompensoi tokë private me vlerë 460 mln lekë

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabaku në konferencën për shtyp dhënë menjëherë pas mbledhjes së Komisionit Hetimor, u shpreh se arsyet se përse kryetati i Bashkisë së Fierit Armando Subashi ka shkuar në SPAK, lidhen posaçërisht me tokën në të cilën është ndërtuar inceneratori i Fierit.

Dokumentet që paraqiti në Konferencën për shtyp nënkryetarja e PD Tabaku treguan se pak kohë pasi kompania në pronësi të Klodian Zotos kishte fituar koncesionin me vlerë 28 mln euro, propozoi ndryshimin e vendndodhjes.

“Në vitin 2016 ndryshohet dhe shkohet në fshatin Mbyet, përsëri me firmë të Bashkisë Fier. Dhe 1 vit më pas përsëris ndryshohet dhe shkohet në fshatin Mbrostar, njësia administrative Mbrostar; përsëri me firmë të kryetarit të Bashkisë Fier, z.Armando Subashi”, u shpreh Tabaku në konferencën e saj për shtyp.

Ajo evidentoi gjithashtu se përzgjedhja e truallit nuk ishte aspak rastësore pasi ndonëse në hartë ishin 6 mundësi shtetëtore u zgjodh një tokë private e cila u konpensua jo sipas procedurave ligjore dhe në një vlerë prej 460 milionë leke.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Finceneratori i fierit jorida tabaku armando subashi ka pergjegjesi per ndryshimin e prones kompensoi toke private me vlere 460 mln leke%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

Kujtojmë që Subashi është një nga dëshmitarët që pritet të dëshmojë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve javën e ardhshme.

Artikulli paraprakKONFERENCA E PLOTË E KRYETARES SË KOMISIONIT HETIMOR PËR INCENERATORËT, JORIDA TABAKU NË KRYESINË E KUVENDIT, PAS DËGJESËS SË DËSHMITARËVE
Artikulli tjetërAsfiksohen nga gazi në banesë burrë e grua në Borsh