Kreu i PD, Lulzim Basha nis prezantimin zyrtar të kandidatëve. Xhemal Bushatit ia hap fushatën e bija: Do ia dale ta ringrejë Shkodrën ne piedestalet e krenarisë qe i takon!

Partia Demokratike e ka hapur fushatën elektorale me prezantimin e kandidatit të Shkodrës Xhemal Bushati për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet në qytetin e Shkodrës për të prezantuar Xhemal Bushatin, të cilit fushatën ia hapi e bija.

Genta Bushati ishte e para që mori fjalën dhe tha se “jam e bindur qe do ia dale ta ringrije Shkodren ne piedestalet e krenarise qe i takon”.

Fjala e Genta Bushatit, vajza e kandidatit të PD, për bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati

Miredita te gjitheve!
Nuk eshte e lehte aspak me fol per nje kandidat per kryetar Bashkie te qytetit ku ke lindur, je rritur dhe do, dhe aq me pak e lehte eshte te flasesh kur ky person eshte babi yt. Jo se nuk ke per ca te flasesh, teresisht e kunderta, ke aq shume deshire dhe krenari, e mbi te gjitha emocione pafund. Du t’jem shume e sinqerte ne ato c’ka them, e mbi t’gjitha du ti them babes tem ktu perballe, qe eshte nder ditet ma te lumtuna te jetes teme, tek t’shoh ty ktu, pas kaq shume sakrificash qe t’mbaj mend qe e vogel duke ba per ne dhe gjithe njerezit qe te kane rrethu, sot, pasi na rrite ne dhe po i gzohesh mbeses, po ban ate cka ke pas deshire gjithmone, me tu dhan mundesia me ba ma t’miren per Shkodren, qe une e di sa ti e don, se dashnine per te, vetem ti mund te ma msoshe aq bukur.

Te nderuar, une jam Genta Bushati, vajza qe i ati e trajton akoma si te vogel, por sot studente mjekesie ne Mynih, dhe ne cdo arritje temen, cdo perkushimin timin shoh nanen dhe baben tem t’pasqyrum me gjithe perpjekjet e tyne titanike per te na rrit si njerez dhe qytetare te denje. Sot po ju shkepus per pak minuta nga politika, programet, planet dhe kam vetem dy fjale te sinqerta, packa se baba jem do donte te isha ne biblioteke mes librash.

Sigurisht, qe eshte krenari te jem ketu mes jush, ne nje moment kaq kritik dhe te rendesishem per Shkodren. Shkodren e njohim si krenaren e pamposhtur qe i mbijetoi shekujsh, motesh e vitesh dhe mberrin ketu mes nesh zonj‘ e rand. Por ne nuk mundet te na mbaje vetem historia dhe kujtimet e te pareve gjalle. Ne duhet te mesojme te ecim perpara, te pershtatemi dhe ringrihemi bazuar ne vlerat e trasheguara drejt nje te ardhme me te mire per mua, bashkemoshataret e mi, per femijet tuaj. Ju, sot nuk votoni me sepse thjesht po ndjekni ideologji apo bindje te caktuara, ju votoni administratorin e qytetit qe ju ben krenar dhe tek i cili i besoni celesin e historise dhe dinjitetit qe ju buron nga rrenjet tuaja. Eshte moment kritik, dhe kete nese nuk e ndjeni dot, shikoni perreth dhe numeroni te rinjte qe shikoni rrugeve te Shkodres. Shkodra me te vertete eshte zonje e rand‘ por kjo nuk do te thote qe duhet te leme votren te plaket e Shkodren te vdese. Shkodra duhet te gumezhije me zera te rinjsh, Shkodres duhet ti rikthehet e ardhmja, Shkodra duhet te ofroje mundesi qe te gjithe te rikthehen ne habitatin e tyre, Shkodra duhet te jete jo vetem votra e gjysherve dhe muzika qe mbajme mend nga fminia, por duhet te jete ndalesa, qendra, graviteti qe na ripret tek rikthehemi edhe kete here me mundesi plot. Per mua ky duhet te jete synimi i gjithsesicilit kandidat, por e di te sigurte qe eshte premtimi i babes tim karshi meje.
Tek shoh tim ate qe i kerkon vetebesimin Shkodres, shoh nje njeri te ndershem, krenar, dinjitoz. Do thoni ju, pse kaq pak modeste? Sepse ashtu ndihem, me fat, me shume fat qe kam ne bazat e mia kontributin e nje njeriu si babi im. Per asnje cast te jetes sime nuk di te me kete mesuar asgje tjeter pervecse se moralit te kulluar, punes se palodhur, perkushtimit te panegociushem, krenarise qe duhet fituar, bashkepunimit qe duhet gjetur mes miqsh te mire dhe te drejte. Une pres, di dhe dua qe te njejtin kontribut, me aq dashni ai do ia percjelle edhe Shkodres, sepse me shume se kurre Shkodra ka nevoje per dike jo vetem qytetar, por punetor dhe te ndershem.
Tek im ate, dhe kete mendojeni gjithnje, nuk gjeni thjesht burrin serioz qe i eshte perkushtuar politikes, biznesit apo administrimit, por gjeni bashkeshortin, babin dhe gjyshin e nje njeri qe ia ka dale te ndertoje nje familje e cila ndihet krenare per te, ne Shkodren e tij, mes shkodranve te tij, jam e bindur qe do ia dale ta ringrije Shkodren ne piedestalet e krenarise qe i takon.

Exit mobile version