Kandidati i PD për bashkinë Shkodër takoi sposrtistë dhe trajnerë të cilët kanë dhënë dhe japin një kontribut të çmuar në sportin shkodran dhe atë kombëtar. Kandidati Bushati u shpreh se sportit shkodran do ti rikthejë mbështetjen që i ka munguar. Kandidati Bushati: Ti rikthejmë dinjitetin sportistëve
Sportistët në takimin me kandidatin e PD për bashkinë Shkodër Xhemal Bushati shprehën një sërë shqetësimesh që nga pagat, kushtet e vështira stërvitore dhe mungesën e përkrahjes. Kandidati Bushati tha se sporti do jetë në fokusin e tij.
Dua të mbahem mend si kryebashkiaku që bëri për sportin, dhe jo si armik i tij. Këtë i premtova sportistëve të Shkodrës. Nuk mund të tradhëtoj sportin, dashninë e përjetshme të Shkodrës.
Nuk mund të kujtohemi vetëm për ndarjen e medaljeve. Sportistët janë të zhgënjyer dhe kanë pse. Kanë nevojë për mbështetje dhe përkrahje. Këtë e kanë pasur gjithnjë nga unë, edhe kur nuk kam mbajtur poste, dhe do ta kenë. Vitet e fundit janë thirrja ndaj çdokujt se çfarë nuk duhet të ndodhë me sportin në Shkodër dhe nuk ka për të ndodhur. Historia nuk do të përsëritet për keq!