Raporti i DASH, korrupsioni dhe droga fenomene që po shpopullojnë Shqipërinë

Me dhjetëra herë e kam denoncuar dhe e kam shprehur si shqetësim në çdo medium, Parlament, Komisione Parlamentare e çdo media të ndryshme që paraja e pistë po mbyt biznesin e ndershëm në Shqipëri. Nuk kisha dyshim që ato që thoja ishin të vërteta, por raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit më jep një shtysë që ta ngre edhe më shumë zërin rreth këtij fenomeni. Në fakt raporti i DASH thotë edhe më shumë. Administrata është e korruptuar dhe lejon implementimin e parave të drogës.
“Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj Pastrimit të Parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje”, thuhet në Raportin e DASH.
Ndërkohë situata kriminalitetit ka marrë një tjetër dimension. Tashmë Shqipëria është kthyer në një magazinë lokale për grupet kriminale për të shpërndarë më pas drogërat e forta në vednet e tjera. “Kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët kombëtarë shqiptarë”, të cilët vlerësohen se “luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar”.
Shqiptarët madje kanë filluar të marrin lëndën narkotike nga burimi. Këtë e konfirmojnë edhe shifrat që tregojnë se janë 307 shtetas shqiptarë që jetojnë në Amerikën Latine. Në Ekuador jetojnë 69 shqiptarë, në Kolumbi 52, në Kili 100 në Argjentinë 67 në Venezuelë 23 dhe Bolivi 1.
Nga 2017 deri në vitin 2020 janë 4 të vrarë dhe 1 i plagosur shtetas shqiptarë, ku përveç njërit që është vrarë në Kolumbi, të gjitha ngjarjet e tjera kanë ndodhur në Ekuador.
Ndërkohë në Shqipëri më shpejt të gjen armiku sesa shteti. Këtu ata që vijnë nga Anglia, Kolumbia, Ekuadori etj, trajtohen si biznesmenë të fuqishëm e të nderuar.
Në Shqipëri ata që janë bërë subjekt i policisë së Amerikës Latine ndërtojnë kulla dhjetëra kate.
Në Shqipëri ata që përmenden në raportin e DASH japin fajde në tregun e zi për biznesmenët dhe nëse nuk i kthehen paratë i kërcënojnë me jetë apo i përvetësojnë asetet.
Janë këto fenomene shkaktarët kryesor që falimentojnë biznesin e ndershëm!
Janë këto fenomene që kanë shpopulluar Shqipërinë, ku po largojnë çdo ditë e më shumë të ardhmen e vendit.

 

ZERIAMERIKES.COM

Raporti i DASH: Shqipëria bazë lokale për trafikantët ndërkombëtarë të drogave

“Shqipëria, vendburim i kanabisit”. Pastrimi i parave, vendi konsiderohet si i pambrojtur ndaj këtij fenomeni “për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje
Artikulli paraprak“Me 6 mars, të bashkohemi kundër kësaj qeverie”/ Basha me fermerë të Lushnjes: Ditën e dielë votojmë Indrit Sefën, birin tuaj! Çlirojmë produktet, tregun dhe konsumatorët lushnjarë
Artikulli tjetërPërse duhet të qaj një dibran?