228 shkencëtarë europianë kundër aferave të Ramës me Vjosën

Pazaret e fshehta të Edi Ramës për ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë po shqetësojnë shkencëtarët dhe zyrtarët europianë dhe po prodhojnë lajme tallëse për Shqipërinë. Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, që ka akuzuar me fakte aferat e Ramës, duke shkatërruar rrjedhën e Vjosës për interesa personalë. 228 shkencëtarë nga 33 vende të Europës kërkojnë ruajtjen e Lumit Vjosa dhe mos ngritjen e digave, derisa të shihen me kujdes ndikimet mjedisore.
Parlamenti Europian vjet kritikoi Shqipërinë për vendimmarrjen e fshehtë që do cënojë ekosistemin e ndjeshëm të Vjosës dhe speciet e rralla dhe të kërcënuara të saj.
Por mesa duket, zarfi ishte tepër i madh saqë qeveria injoroi shkencëtarët europianë me gjithë Parlamentin Europian dhe angazhoi “ekspertët” e tij që të çertifikonin ndërtimin e HEC Poçemit që sipas tyre do ishte “pa ndikime në mjedis”.
Raporti mjedisor i “ekspertëve” të qeverisë është bërë objekt tallje i shkencëtarëve europiane, pasi nuk flet asnjë fjalë për floren dhe faunën ekzistuese në Vjosë, mbi 60% e raportit është kopjuar trashë “Copy-paste” nga raporte të tjera në internet, dhe i referohet rajoneve gjeografike krejt të ndryshme!!!
Shkencëtarët europianë konfirmojnë: Vlerësimi Mjedisor për HEC Poçemin në Vjosë është një farsë!
Në veçanti ata thonë se:
Nuk janë shqyrtuar fare as flora dhe as fauna dhe nuk është mbledhur asnjë e dhënë mbi speciet e rralla;
60% e tekstit të VNM ishte thjesht “copy-paste” nga dokumente të tjera dhe i referohet rajoneve gjeografike krejt të ndryshme;
Asnjë proces hidrologjik, morfologjik dhe ekologjik nuk është vlerësuar.
Asnjë efekt i mundshëm afatgjatë nuk është diskutuar.
Për turp të vet, qeveria e ka miratuar atë që e quan “Raport të Thelluar të Ndikimit në Mjedis” të hartuar nga “ekspertët” e qeverisë që na thonë se, Vjosa nuk ka fare biodiversitet që mund të rrezikohet a thua se jemi në shkretëtirë. Këta janë “ekspertët” që qeveria i vlerëson për profesionistë, ndërsa 228 shkencëtarët europiane që guxojnë të mos kuptojnë vizionin e lartgjatësisë mesa duket etiketohen si “sharlatanë”.
Ndonëse ka mbi 1 muaj që ka marrë letrën e shkencëtarëve dhe talljen botërore me raportin e stisur, qeveria bën sikur “nuk dëgjon, nuk shikon dhe nuk kupton”. Në një vend normal, kjo tallje do bënte që qeveria të tërhiqej, të kërkonte falje publike, të hiqej licenca e atyre që bëjnë plagjiaturë raportesh, dhe shkarkim shembullor të zyrtar-sekserëve qeveritarë që miratojnë paçavure të këtilla.
Por në këtë vend, busulla morale ka kohë që është thyer dhe rryshfetçinjtë që e mbajnë veten për liderë global dalin dhe etiketojnë se kush na qenkan ekspertët dhe kush sharlatanët.
Rryshfetet i kanë bllokuar receptorët e mendjes kësaj qeverie që është bërë për t’u hedhur në kosh si mbetje e pariciklueshme.

Artikulli paraprakIsh-gruaja e Ramës merr 9.5 milionë USD për agjentët e Sorosit në Maqedoni
Artikulli tjetërVOA: Të majtët në Europë pa shanse të fitojnë zgjedhjet