Urbanistja Doriana Musai deklaratën e Kryeministrit Edi Rama se janë ende 237 mijë legalizime për tu kryer, e sheh si një proces të vonuar por edhe prej faktit pasi ndërtimet pa leje në territor janë shtuar.
Nga studio e “MCN Economy”, ajo deklaroi se shkak për shtimin e ndërtimeve pa leje, është bërë amnistimi i vazhdueshëm i tyre por edhe korrupsioni.
Sipas saj, ligji i legalizimit shihet edhe si hambar votash pasi janë rreth 500 mijë aplikime për legalizimin e ndërtimeve pa leje.
Por verën e shkuar, nga vetë Kryeministri na u komunikua se ishin ende rreth 237 mijë legalizime për t’u kryer, ndërkohë që në raport me vitin 2005 janë bërë vetëm 10 mijë legalizime.
Si proces duhet të ishte mbyllur me kohë dhe me vakt, por ndërtimet pa leje kanë vazhduar të shtohen në territor.
Procesi në vetvete nuk zgjat, ajo që zgjat janë politikat që kanë ndërhyrë në këtë proces politiko-ligjor.
Që nga viti 2015 kushdo mund të aplikojë për një legalizim, nëse procesi i legalizimeve në vitin 2006 u hap për një periudhë dhe qytetarët deklaruan objektin e bërë pa leje apo shkelje të lejes dhe nëse nuk aplikoje skualifikohesh, në vitin 2013 u rihap aplikimi, u shtuan objekte të tjera që ishin ndërtuar apo ishin shtuar në territor.
Numri i objekteve informale në territor është shtuar, dhe ajo që e ka shtuar numrin e objekteve pa leje është amnistimi i këtyre ndërtimeve pa leje. Informaliteti është totalisht e kundërta e marrjes së lejes, ndodh fakti dhe më pas aplikohet për proces ligjor.
Informaliteti ndodh se është rruga më e shpejt dhe aty ku ka korrupsion. Fakti që ka akoma objekte që ndërtohen pa leje, tregon se mund ta masim korrupsionin nëpërmjet ndërtimeve pa leje.
Se procesi i marrjes së lejes është si të ngjitësh malin Everest, me procedura që janë dixhitalizuar, por janë vështirësuar.
Zgjidhja më e shpejtë është ndërtimi pa leje sepse procedurat burokratike janë shumë të gjata, apo duhet të jepen para në disa zëra në bashki, ndërsa nën dorë jepen në një dorë.
Janë 500 mijë aplikime, 500 mijë ndërtesa, ku ¾ janë banesa në zonat periferike jashtë qytetase ose shtesa kati.
Stoku është i shtrirë në të gjithë territorin kudo ku ka ndërtime. Legalizimi është hambar votash.
Dy janë ligjet që janë hambar votash, 7501 dhe ligji i legalizimit.
Korrupsioni lejoi që te dritarja e Bashkisë Tiranë në një kullë të ndërtohen pesë kate pa leje.
Bashkia Tiranë e ka për detyrë monitorimin e territorit dhe duhet t’i ndalojë ndërtimet pa leje.
Nëse janë shtuar 1 mijë metra katrorë duhet të paguhej 11% për çmimin që është minimumi 5 mijë euro metri katrorë. I ka kursyer 600 mijë euro.
Në 12 vjet nuk është bërë asgjë nga qeveria, është shkatërruar i gjithë sistemi i pronësisë.