Më 24 qershor në Turqi do të mbahen zgjedhje të përgjithshme mjaft të rëndësishme: në këtë datë do të mbahen në fakt zgjedhjet presidenciale (që ka shumë probabilitet të kenë një tur të dytë – të fiksuar për datën 8 korrik – në rast se asnjë kandidat nuk arrin mazhorancën absolute të votave) dhe ato parlamentare për rinovimin e Parlamentit (Meclis).
Më poshtë po bëj me një përmbledhje sintetike të të dy kompeticioneve.
Zgjedhjet presidenciale
Për zgjedhjen e Presidentit të Republikës/Kreut të qeverisë (kujtojmë se të dy postet janë bashkuar në një si pasojë e rishikimit kushtetues të miratuar nga referendumi i prillit 2017) paraqiten 6 kandidatë:
• Recep Tayyıp Erdoğan, President i Republikës në fuqi, kandidat i AKP-së (Adalet Kalkınma Partisi, Partia e Drejtësisë dhe e Zhvillimit) dhe i MHP-së (Milliyetçi Hareket Partisi, Partia e Veprimit Kombëtar)
• Muharrem Ince, kandidat i CHP-së (Cumhuriyet Halk Partisi, Partia Republikane e Popullit)
• Meral Akşener, kandidate e IYIP-së (İyi Partisi, Partia e së Mirës)
• Selahattin Demirtaş, kandidat i HDP-së (Halkların Demokratik Partisi, Partia Demokratike e Popujve)
• Temel Karamollaoğlu, kandidat i SP-së (Saadet Partisi, Partia e Lumturisë)
• Doğu Perinçek, kandidat i VP-së (Vatan Partisi, Partia e Atdheut)
Zgjedhjet parlamentare
Në këto zgjedhje (pragu i të cilave për të arritur të zgjedhin deputetë është shumë i lartë (10%); janë të tipit shumëemëror proporcional dhe zonat e votimit janë 85) marrin pjesë:
• Cumhur Ittifakı (Aleanca Popullore), e mbështetur nga AKP-ja, MHP-ja dhe nga BBP-ja (Büyük Birlik Partisi, Partia e Unitetit të Madh)
• Millet Ittifakı (Aleanca e Kombit), e mbështetur nga CHP-ja, YIYP-ja, SP-ja dhe DP-ja (Demokrat Partisi, Partia Demokratike)
• HDP-ja
• BTP-ja (Bağımsız Türkiye Partisi, Partia e Turqisë së Pavarur)
• HÜDAP-ja (Hür Dava Partisi, Partia e Kauzës së Lirisë)
Dy aspekte kryesore bien në sy: i pari, është prania e një formacioni të ri – İyi Partisi – i lindur në muajt e kaluar me nxitjen e Zonjës së Hekurt (referimi për Thatcher nuk është i rastësishëm) Meral Akşener, e cila qe ministre e Brendshme midis viteve 1996 e 1997. Partia e re, e dalë nga një ndarje e brendshme e MHP-së, dallohet për armiqësinë e saj ndaj AKP-së dhe opsionit të saj për “shoqërinë e lirë” dhe hapjen ndaj Perëndimit; në programin e zgjeruar të saj (72 faqe), dokument programatik, figurojnë “përshtatja e menjëhershme me standardet e Bashkimit Europian në fushën e lirisë” dhe aderimi i bindur në NATO, “një strukturë politike që plotëson nevojat e përbashkëta të mbrojtjes së anëtarëve të saj”, ndërsa nuk i rezervohet asnjë fjalë Rusisë dhe Ortadoğu-së (Lindjes së Mesme), të likuiduara me 17 rreshta të një përgjithësimi vërtet të pakalueshëm. İyi Partisi – e akredituar në disa sondazhe me 5% të votave – paraqitet në zgjedhje falë bashkëpunimit të CHP-së, që i ka “huazuar” 15 parlamentarët e nevojshëm për formimin e një grupi parlamentar dhe që mund të futet në garë (në fakt do të kishte qenë jashtë kohës maksimale si formacion i thjeshtë jo i përfaqësuar në Asamblenë e Madhe Kombëtare). Sigurisht, roli i partisë së Akşener është interesant, pasi përfaqëson tentativën e parë për të goditur forcat e qeverisë, duke u nisur “nga brenda” tyre me qëllim që t’u dëmtojë besueshmërinë: pikërisht për këtë ka ngjallur një interes të caktuar në mediat europiane dhe perëndimore në përgjithësi.
Një tjetër veçanti jepet nga formimi i një grupimi – Millet Ittifakı – që përfshin parti shumë të ndryshme midis tyre; në veçanti Saadet Partisi – lëvizje me frymëzim tradicional kundër devijimeve oksidentaliste – respektivisht tri të tjerave, (por edhe Demokrat Partisi, që i apelohet Adnan Menderes, Kryeministrit të rrëzuar dhe të dënuar me vdekje nga ushtarakët proNATO në vitin 1961, ka pozicione të ndryshme nga CHP-ja dhe İYİP-ja). Ky grupim heterogjen i përgjigjet nevojës konkrete për të kaluar pragun e përfaqësimit prej 10% dhe për të futur ndonjë përfaqësues në Parlament; eventualitet ku që ka të bëjë vetëm me Cumhur Ittifakı, Millet Ittifakı dhe, ndoshta, HDP-ja, kryetari i së cilës, Demirtaş, siç është e njohur, ndodhet në burg me akuzën problematike e mbështetjes së terrorizmit; por Demirtaş – me të drejtë – mund të paraqitet si kandidat në zgjedhjet presidenciale, duke mos pasur për momentin ndonjë dënim ndaj personit të tij.
Përgatiti
ARMIN TIRANA