Më 25 qershor Shijaku voton për Republikën e re

Nga ARTUR AJAZI

Në një intervistë për “RD”, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kandidati për deputet Everest Varaku, i diplomuar dhe mbaruar shkëlqyeshëm për inxhinieri ndërtimi ka treguar disa prej arsyeve përse gjithë Shijaku, qyteti simbol i demokracisë, më 25 qershor do të votojë PD, do të votojë për Republikën e re.
– Zoti Varaku, ju jeni kryetari i FRPD për Shijakun, jeni edhe kandidat për deputet, cilat kanë qenë impresionet e fushatës së parë elektorale që përjetuat?
Unë jam bir Shijaku, jam lidhur me Partinë Demokratike qysh në fillimet e saj, janë lidhur prindërit e mi, farefisi im, ashtu siç janë të lidhur me këtë parti prej 27 vitesh 90 për qind e qytetit simbol të demokracisë. Lidhja ime me PD mbetet e hershme, mbetet e fortë dhe e qëndrueshme, sepse tek kjo parti që përfaqëson shtresat e djathta të shoqërisë, shumica e shqiptarëve dhe kryesisht rinisë, ka gjetur dhe do të gjejë derën e hapur, ka gjetur dhe do të gjejë projektet e të ardhmes përmes bashkëpunimit të brezave, platformave, ideve, mendimeve dhe kjo padyshim duke iu referuar një pune dhe kontributi të madh edhe të kryetarit Lulzim Basha. I jam bashkëngjitur PD prej vitesh, dhe kam patur dhe do të vazhdoj të kem kontributet e mia brenda saj, jo për poste dhe ofiqe, por për t’i dhënë jetë programit të saj, fitores së PD dhe kjo do të kurorëzohet më 25 qershor. Ishte një vlerësim maksimal për mua dhe familjen time futja në listën e kandidatëve të PD për Qarkun e Durrësit dhe caktimi i emrit tim për zonën e Shijakut. Impresionet e mia janë të papritura, të shumta, të bukura dhe të paharrueshme, sepse kam prekur nga afër jetën, hallet dhe problemet e banorëve të zonës time, kam folur me ata, kam biseduar gjatë me ata për programin e PD, kam sqaruar situatën politike dhe votën e 25 qershorit, dhe besoj se kam marrë prej tyre premtimin e bekuar se PD do të jetë partia fituese e këtyre zgjedhjeve. Impresionet e mia kanë qenë 100-fish të bukura dhe të paharruara kur bashkë me kryetarin Basha dhe kandidatët e tjerë të ekipit tonë fitues, kemi takuar burra, gra, të rinj dhe të reja, madje edhe të zhgënjyer nga qeverisja e Ramës dhe kemi marrë prej tyre urime, respekt dhe premtimin e bashkimit rreth PD për të ngritur pas 25 qershorit Republikën e re dhe për të shembur të vjetrën, për të shembur muret e kalbura të një qeverisje të kalbur nga korrupsioni, krimi dhe trafiqet, si dhe veset e tjera që nuk kanë lidhje me shtetin ligjor.

– Ku kanë qenë përqendruar takimet e tua elektorale, kush mendoni ju se ka qenë shtresa më e interesuar për programin e PD?
Po e nis nga fundi. Shtresa më e interesuar për programin e PD dhe Republikën e re padyshim mbetet rinia, fuqia e PD, e cila me vitalitetin e saj do të përmbysë më 25 qershor kastën e vjetër, kastën e urryer të qeveritarëve të korruptuar, të atyre që kanë rritur varfërinë, taksat e shqiptarëve, të atyre që kanë ndrydhur gjithçka tek rinia. Për PD padyshim që rinia mbetet fuqia e pashtreshme, e cila ka mbushur dhe po mbush sheshet dhe sallat e takimeve tona elektorale, ku vetëm për 3-4 muajt e fundit janë afruar dhe anëtarësuar në FRPD qindra të rinj dhe të reja, pasi shohin tek ne programin dhe idetë e tyre, të ardhmen e shkollimit dhe punësimit, dhe jo të degradimit që u ka afruar Rama dhe shpura e tij. Takimet e mia përgjatë muajit të fushatës kanë qenë të shumta dhe janë shtrirë nga Gjepalaj, në Xhafzotaj, nga Sallmone në Borakë, Koxhakë, në Guzaj, nga Vëllazëria Rreth Pjezgë, nga Maminasi në Shijak qytet, duke prekur nga afër realitetin e trishtuar të Rilindjes, dhe duke prezantuar programin e ri, të Republikës së re dhe qeverisjen e PD për 4 vitet që vijnë.

– Një mesazh për rininë e Shijakut…
Mesazhi im për të rinjtë dhe të rejat e mrekullueshëm të Shijakut ka qenë dhe është i thjeshtë, i qartë, i sinqertë, votoni më 25 qershor për të ardhmen tuaj, për zhvillimin dhe integrimin e vendit në BE, për Republikën e re të Lulzim Bashës dhe PD.

Exit mobile version