Një mrekulli e vërtetë ka ndodhur në Durrës. Klajdi Qato, djali i pronarit të hotelit që u shemb në plazhin e Shkëmbit të Kavajës është gjallë dhe po nxirret nga rrënojat nga skuadra e shpëtimit.
25-vjeçari ishte zënë nën rrënoja nga grumbullimi i betonit bashkë me gjyshin dhe gjyshen.
E para që doli gjallë ishte gjyshja e Klajdit, shëndoshe e mirë me dëmtime jo të mëdha.
Pak orë më vonë u nxor edhe gjyshi i Klajdit, i cili fillimisht ishte në jetë por duket se nuk e përballoi dot faktin që nën rrënoja ishte ende nipi I tij, dhe vdiq në duart e familjareve të vet.
Por kërkimet e mundimshme dhe plot shpresë të familjes dhe emergjencave për të gjetur të gjallë Klajdin, 25-vjeçar kanë rezultuar me fat.
Djali dha shenja jeta rreth orës 12:00 dhe po nxirret nga ekipet e shpëtimit mes brohoritjeve të një numri të madh banorësh që prisnin me ankth lajmin për gjendjen e tij.
Ai është djali i Arben Qatos, pronar i hoteli ‘Palma’ që u shemb i tëri nga tërmeti.