Kryetari i degës së Demokratëve Euroatlantikë Vlorë, Gjergji Nika, ka reaguar sërish për situatën e rënduar nga përmbytja e djeshme në qytet.
Nika shprehet se pothuajse të gjitha rrugët janën nën ujë dhe qindra familjeve u janë shkaktuar dëme në pasuritë e tyre. Sipas tij, qyteti ka 18 orë pa energji elektrike, pa ujë që qelbet në erë dhe qindra biznese të zonës kanë pësuar miliona euro dëme.
Nika gjithashtu thotë se dëmi i shkaktuar nga përmbytjet në total përllgaritet në 100 milionë euro, ndërsa pushtetit i doli boja dhe kallaji nga përmbytja e djeshme, e cila shplau makiazhin propagandistik e fals të Rilindjes.
Reagimi i plotë i Gjergji Nika:
Qeveria e sukseseve e bëri me baltë.
Pothuajse të gjitha rrugët e qytetit nën pushtetin e ujit, baltës dhe mbeturinave!
Dhjetëra familje po ashtu!
Qindra qytetarë, të cilët panë pasurinë e tyre dhe mundin e një jete të shkonte dëm.
I gjithë qyteti 18 orë pa energji elektrike.
Qindra biznese, të cilat kanë pësuar miliona euro dëme.
Supermarkete, dyqane lagjesh, biznese të vogla familjare sot po hedhin mallra, produkte bulmeti, mishi e peshku të prishura nga uji, balta dhe ndërprerja e energjisë elektrike.
Qindra makina në Vlorë me motorë të djegur e të dala jashtë përdorimit , dhe shumë te tjera te mbytura nëper garazhe.
Qindra pompa uji të djegura, sepse notuan në ujë dje. Qindra familje pa ujë.
Dëmet perllogariten deri ne 100 milion Euro.
Uji, sot në mëngjes qelbej erë……
Një qytet i shokuar nga ato pamje apokaliptike.
Pushtetit i doli boja dhe kallaji nga përmbytja e djeshme, e cila shplau, fatkeqësisht me dëme të pallogaritshme për qytetarët e ndershëm e punëtorë të Vlorës, makiazhin propagandistik e fals të Rilindjes.
Përmbytje e fatkeqësi natyrore do të ndodhin vazhdimisht. Madje mund të bëhen edhe filma!
Por qyteti e qytetarët nuk duhen lënë nën mëshirën e fatit.
Qytetarët taksapagues vlonjatë meritojnë punë, përgjegjshmëri, transparencë, vërtetësi!
Vlora dhe vlonjatët nuk e meritojnë këtë braktisje dhe papërgjegjshmëri nga institucionet.
Vlora dhe vlonjatët meritojnë punë të vërtetë dhe gjithë vitin nga institucionet përgjegjëse, për të shmangur problematika të tilla.
Vlora e vlonjatët meritojmë më shumë, shumë më shumë!