E pamundur -në kufijtë e pamundësisë mbijetesa e paligjshmërisë!
Nga Azgan Haklaj
Ilir Meta de jure i burgosur para prangosjes nga deshpërimi dhe kujtesa për të shkuarën e tij kriminale të vjedhjes dhe korrupsionit përsonal, familjar e klanor prej abuzimit me pushtetin por dhe drejtimit të segmeteve të krimit te organizuar që tashmë janë interceptuar ligjërisht po kërkon në subkoshiencën dinake rrugë inovative shpëtimi.
Në mos shpëtimin të paktën përfitimin në kohë deri sa të realizohet besëlidhja nëntoksore e Trekëndëshit të Bermudës për shkatërrimin e SPAK-ut që është sot shpresa unike e shqiptarëve e miqve ndërkombëtar për ndalimin e shërimin nga tumori poliko-oligarkik që po e çon vendin drejt humnerës.
Në këtë inkursion energjik, i pajisur me financa të paligjshme që derdhen si lumë deri në mediat e vendit dhe ato ndërkombëtare, Ilir Meta po përdor pseudo partinë e tij klanore dhe truke aparente deri në “sakrifimimin” e familjes se tij duke u bërë me qesharak në rrjetet sociale sesa Leke Plepi i paradokohshëm.
Gjesti i fundit që mendon se do jete “Varka e Noes” është Konventa e 27 Majit, një tubim i njerëzve të blerë e të genjyer pa portret politik e partiak, hallexhinj anembanë vendit.
Ngutia për të formuluar “principe” në emër të meritokracisë dhe anti-nepotizmit është thjesht kostum transparent ku identifikohet i njëjti trup i krimbur, i korruptuar me emrin Ilir Meta.
Por dredhia e Metës nuk ka vetëm tentativën për të treguar forcë e faktorizim në jetën politike e publike me të cilat mendon se shantazhon SPAK-un dhe SHBA-të të
cilat sipas logjikës që po veprojnë në SHqipëri e rajon se shpejti do ta dizanjojnë shumë shpejt non grata.
Halli i madh i “Dervish” Metës është materializimi i ujdisë me “Papën” që lëshon klithma ç’do natë prej çatisë në rrugën e mallkimit të pluralizmit dhe demokracisë.
Vizita e paralajmeruar e Metës dhe kënga që do këndojë mbrëmjen e 27 -të prillit në fakt nuk është gjest solidariteti honorifik as njerëzor dhe as politik.
Eshtë sforcimi dhe tentativa e fundit e një tragjikomedie tradhëtie e ujdie që ky moster të marrë “tapine”e liderit të opozitës nga Sali Berisha.
Por sot gjithkush me inteligjencë mesatare e ka të qartë se Berisha nuk ka asgjë të ligjshme ti dorezojë përveçse eksperiencës si non grata dhe asaj të bugosjes nga drejtësia.
Edhe për ata pak demokratë e familjarë nostalgjikë që qendrojnë poshtë ballkonit Ilir Meta është figurë e urryer dhe pas vizitës e këngës së tij nga kori i korbave “myhybët”e Berishës do rrallohen në mos do largohen.
Demokratët shqiptarë tashmë ndonëse me dhimbje dhe pasoja janë ndërgjegjësuar për konsipracionin pervers sistematik që Trejëndëshi i Bermudës ka bërë ndaj tyre ndaj po gjejnë forca të bashkojnë sërisht idealet dhe vullnetet e tyre të pastra për tu përballur me këtë të keqe kombëtare që po mban peng përparimin e integrimin duke mbjellë kusarinë, varferinë dhe shpopullimin.
Data 27 prill vetëm për mediokrit e antishqiptarët mund të konsiderohet ditë triumfi.
Në fakt është akti final i identifikimit e ndalimit të tradhetisë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve.
Një trase e re e sigurt po ndërtohet falë Partisë Demokratike dhe liderit saj Lulzim Basha.
Dhe në këtë trase shpejt do të udhetojë treni shqiptar drejt Europës dhe integrimit.
Në këtë udhëtim si permes”Kasandrave” nuk e fshehim se kemi mbështetjen e pakursim të SHBA- ve dhe miqve te fuqishëm euroatlantikë të kombit tonë.
Askush dhe me asnjë formë te mos shpresojë se do të grabisë verdiktin e shqiptarëve.
Mbi gjithshka ne kemi alternativën tonë të pastër si idealet e studentëve të
dhjetorit për një qeverisje të mirë jo vetëm me profesionalizëm por dhe idealizem.
E sotshmja e hidhur po soset…pas ditëve të trishta të plakave e pleqve të demokracisë vjen pranvera e vërtetë që aspirojmë.
Nga ky llum imoraliteti politik që
ka pushtuar e helmuar demokracinë duhet të ndahemi përgjithmonë.
Po e mbyll reagimin tim me një ndodhi të freskë që nuk don koment:
Kryeministri spanjoll Predro Sançhez lajmëroi se do vetëpezullohet pasi u njoftua se e shoqja po hetohej nga prokuroria.
Këta horra me bllok të zi, me kulla e inceneratorë, me pasuri e konto miliardëshe në of Shore mendojnë t’ja hedhin.
E pamundur në kufijtë e pamundesisë!