280 nxënës në Elbasan protestë në ditën e parë të shkollës, ja pse refuzojnë të shkojnë në mësim

Mësimi nuk ka nisur për 280 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Mengël të Elbasanit. Prindër dhe nxënës jane ngritur në protestë duke refuzuar të shkojne për të ndjekur mësim në turnin e dytë në Elbasan.
Prej dy vitesh shkolla e Mengelit qëndron e mbyllur pasi komisioni i emergjencave e cilësoi të pasigurtë për shkak të dëmtimit që pësoi nga tërmeti. Megjithëse ka kaluar dy vite që nga ajo kohë nuk ka nisur asnjë investim në këtë shkollë.
Prindërit thonë që do ti lënë fëmijët pa shkollë. Ata kërkojne hapjen e shkollës së tyre, ndërsa dhe fëmijet kërkojnë të hapet shkolla e tyre.
Ndërkohë deputetët Luçiano Boçi dhe Endri Hasa denoncuan mbylljen e shkollës së mesme në Bradashesh, qarku Elbasan. Sipas Boçit, ajo i është dhënë me qira klientelës së qeverisë.
“Braktisja e shkollës do të vazhdojë dhe për arsye të largësisë, gjendja është dramatike. Kjo është situata ku e ka futur arsimin kjo qeveri. Si kjo shkollë e mesme janë mbyllur dhe 18 shkolla në Elbasan”, u shpreh Boçi.

4

Exit mobile version