290 milionë euro koncesione në Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Ilir Beqaj mban rekordin e koncesioneve në këtë mandat 4-vjeçar të qeverisë së majtë. Në Prokurorinë e Përgjithshme gjendet dosja voluminoze me akuzat e ngritura ndaj Beqajt për koncesionin e Check-up, koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale dhe koncesionin e dializës.
Nëse i shtojmë edhe koncesionin e laboratorëve, ekonomia shqiptare rëndohet edhe më tej. Gjithsej janë 290 milionë euro koncesione në shëndetësi që mbajnë firmën e Ilir Beqajt.
– 65 milionë euro Koncesioni i Laboratorit
– 90 milionë euro Koncesioni i Sterilizimit të Pajisjeve Kirurgjikale
– 70 milionë euro Koncesioni i Dializës
– 65 milionë euro Koncesioni i Check-up
Mbi 29 milionë euro është fatura që paguan shteti shqiptar çdo vit për këto koncesione, të cilat mund të ishin kryer nga spitalet shtetërore. Duke e krahasuar me buxhetin në tërësi, rreth 5.9% e GDP-së shkon për Shëndetësinë, ku nga këto 2.6% i paguan shteti dhe 3.3% i paguajnë shqiptarët nga xhepi. Kjo është Rilindja që i bëri Shëndetësisë Ilir Beqaj, shpenzime marramendëse për të kënaqur klientët e qeverisë…

Artikulli paraprakNdryshimi, Sheshi Skëndërbej me qendër tregtare
Artikulli tjetërSkandali, koncesion prej 65 milionë eurosh për laboratorët