Sipas KLSH në katër muajt e parë të vitit pranë këtij autoriteti janë konstatuar mbi 620 milionë lekë dëme ndaj buxhetit. Në vend të dytë, ndër fushat me abuzimet më të mëdha renditet ajo e tatim taksave me 461 milionë lekë dhe në vendin e tretë renditen doganat me rreth 364 milionë lekë
I ndarë sipas fushave, pjesa më e madhe e dëmit prej 877 milionë lekësh vjen nga abuzimet në fushën e prokurimeve dhe institucioni me abuzimet më të mëdha është Autoriteti Rrugor Shqiptar
Abuzimet financiare të administratës publike për katër muajt e parë të këtij viti arrijnë në 3.2 miliardë lekë ose mbi 23 milionë euro. Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaroi se pjesa më e madhe e dëmit vjen nga mosarkëtimi i të ardhurave në arkën publike ose abuzimi me shpenzimet nga ana e institucioneve. “Nga auditimet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 2 miliardë lekësh, si dhe shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 1,2 miliardë lekë”, thotë KLSH. I ndarë sipas fushave, pjesa më e madhe e dëmit prej 877 milionë lekësh vjen nga abuzimet në fushën e prokurimeve dhe institucioni me abuzimet më të mëdha është Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Sipas KLSH në katër muajt e parë të vitit pranë këtij autoriteti janë konstatuar mbi 620 milionë lekë dëme ndaj buxhetit. Në vend të dytë, ndër fushat me abuzimet më të mëdha renditet ajo e tatim taksave me 461 milionë lekë dhe në vendin e tretë renditen doganat me rreth 364 milionë lekë. KLSH thotë se, për këto dëme ka kryer kallëzim penal ndaj 7 zyrtarëve. “Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH-së janë bërë 7 kallëzime penale, për drejtues të rangut të mesëm dhe të lartë, e konkretisht në këto institucione, prej të cilëve 5 janë aktualisht në hetim, ndërsa dy të tjera janë në vlerësim nga Prokuroria”, vijon KLSH. Organi kryesor i auditit njofton se paralelisht ka kërkuar që të zhdëmtohet dëmi i shkaktuar në masën 1.7 miliardë lekë.
Nga auditimi u konstatua se, grupi i auditimit, nuk jep dot siguri të arsyeshme mbi vlerën kontabël të njohur si aktive të trashëgimisë kulturore për një vlerë totale prej 217,622 mijë lekësh, për shkak të pasaktësive të konstatuara në evidentimin e këtyre aktiveve, si dhe llogaritjes gabim të amortizimit për këto aktive. Konstatuam përfshirje të këtyre aktiveve, me pa të drejtë brenda zërit të Inventarit Ekonomik të Aseteve të Trashëgimisë Kulturore e për rrjedhojë përllogaritja në nivel grupi e amortizimit të këtij zëri për një vlerë rreth 43,524 mijë lekë (me një normë 20%), ka shtrembëruar vlerën e aktivit deri dhe vetë qëllimin që ka raportimi financiar për të siguruar informacion rreth pozicionit financiar, performancës dhe ndryshimeve të pozicionit financiar të një njësie, i cili është i dobishëm për një gamë të gjerë përdoruesish me impakt në vendimmarrje.
Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH-së janë bërë 7 kallëzime penale, për drejtues të rangut të mesëm dhe të lartë, e konkretisht në këto institucione: Autoriteti Rrugor Shqiptar (drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së në cilësinë e kryetarit të Këshillit Teknik, 5 anëtarë të grupit të hartimit termave të referencës dhe përllogaritjes së fondit limit). Shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.
KLSH ka lënë detyra për zbatim, duke njoftuar edhe institucionet apo strukturat përkatëse, si dhe ka bërë publike rezultatet e auditimeve në median e shkruar dhe atë elektronike. Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara në bazë të ligjit të mësipërm, ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” dhe Kodin e Punës, KLSH u ka kërkuar organeve respektive shqyrtimin dhe marrjen e 362 masave disiplinore dhe administrative. Buletini i parë statistikor i vitit 2016, përmbledh rezultatet e të gjitha auditimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë periudhës janarprill. Në këtë buletin përfshihen, dëmi ekonomik i konstatuar, të ardhurat e munguara, masat disiplinore dhe administrative të rekomanduara, si edhe kallëzimet penale të përcjellë në Prokurori, për
auditimet e përfunduara.