3.3 MLD LEKË NË “KOSH”! Pishat e autostradës “djegin” Erjon Veliajn! E dinte 1vit përpara tenderit për zgjerimin e rrugës

Fillimi i punimeve për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës ka nxjerrë në pah shpërdorimin e parave të taksapaguesve shqiptarë, nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Pas tharjes së palmave në autostradën Tiranë – Durrës, Bashkia e Tiranës planifikoi t’i zëvendësonte me pisha të buta.

Fondi u miratua në Këshillin Bashkiak të Tiranës në vitin 2017. Nga paratë e taksapaguesve u dhanë  3.3 milionë euro për blerjen e 410 pishave. Ky tender iu dha kompanisë “Fusha” i ndarë për t’u disbursuar përgjatë viteve 2017-2019.

Por çfarë ka fshehur Veliaj gjatë kësaj procedure?

Që në vitin 2016 kryebashkiaku i Tiranës ka pasur informacion se rruga Tiranë – Durrws do të zgjerohej dhe pishat do dilnin jashtw funksionit në këtë aks rrugor, por kjo nuk e ka ndaluar  aspak që t’i japë 3.3 miliardë lekë kompanisë “Fusha”.

Televizioni “Ora News” i ka kërkuar informacion Autoritetit Rrugor Shqiptar se në cilën periudhë kohore është hartuar projekti për zgjerimin e autostradës, dhe nëse ka qenë në dijeni Bashkia e Tiranës?!

Ky institucion na bën me dije se: “Projekti për zgjerimin e autostradës Tiranë Durrës është hartuar në periudhën kohore 2015-2017”.

Për të ka qenë në dijeni edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, sepse është thirrur në konsultimin dhe dëgjesën publike të zhvilluar në 30.8.2016 në ambientin e “Hotel Tiranës”.

Kjo është ftesa për pjesëmarrje në konsultim që ARRSH-ja i ka dërguar kryebashkiakut, e cila mban datën 17.8.2016.

Një vit para se t’i jepte kompanisë “Fusha” 3.3 milion euro, Veliaj e dinte se autostrada do të zgjerohej dhe pishat do shkuleshin, por kjo nuk e ka frenuar që të fusë duart te lekët e taksapaguesve për t’i shpërdoruar.

Televizioni “Ora News” i është drejtuar Bashkisë Tiranë me një kërkesë, nëse ka pasur ose jo informacion në lidhje me zgjerimin e autostradës.

Veliaj ia ka kaluar topin Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim-Gjelbërimit që t’i kthejë përgjigje kërkesës së televizionit “Ora News”.

Ky institucion varësie i Bashkisë shprehet se, nuk kemi pasur informacion  për zgjerimin e rrugës. Kjo përgjigje ‘vulos” skandalin e radhës së Bashkisë Tiranë.

Ky dokument që fakton se Erjon Veliaj ka qenë në dijeni që në vitin 2016 për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës.

Po ku kanë përfunduar pishat e hequra nga hequra nga autostrada?  Kësaj pyetjeje nuk iu dha asnjë përgjigje.

Nuk dihet se ku përfundoi investimi 3.3 milionë euro i pishave në autostradë, por ajo që dihet është se Veliaj duhet të mbajë përgjegjësi ligjore për keqpërdorimin e parave  të taksapaguesve shqiptarë./OraNews

Artikulli paraprakMarrëveshja e emigrantëve Itali-Shqipëri teston respektin për sundimin e ligjit
Artikulli tjetërPse të rinjtë e sotëm lexojnë filozofi stoike?