Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për 6 te dyshuarit për 3.4 mln euro, që u gjetën në 2 makina Toyota Taris në portin e Durrësit, në Qershor 2018.
Nga “Arrest me burg”, Gjykata e ndryshoi masën në “Detyrim paraqitje” për Elvis dhe Alfred Vladin (të dy në kërkim policor), Alban Mollaymerin, Agim Çekajn, Klevi Canin dhe Edi Likën. Të gjashtë akuzohen për mosdeklarim të të hollave në kufi.
Në shtator të këtij viti, Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet për ngjarjen në fjalë, ku tre prej të pandehurve iu komunikua akuza e “pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa Agim Çekaj akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje.
Por, sipas Gjykatës së Krimeve të Rënda, hetimet për dosjen “Toyota Yaris” ishin të mangëta, ndaj e ktheu sërish këtë dosje në Prokurori. Pas shkrirjes së Krimeve të Rënda, dosja i kaloi Prokurorisë së Tiranës.
Në qershor të vitit 2018, u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit, në dy automjete tip “Toyota Yaris”. Ngjarja u denoncua në Parlament nga kryeopozitari Lulzim Basha, i cili akuzoi si të përfshirë deputetët e Partisë Socialiste, Taulant Balla, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.
Hetimi i plotë i kësaj çeshtje, por edhe i lidhjeve të përfolura të Taulantit me krimin, duke dhënë edhe garancitë nga Gjykata për marrjen në pyetje të Taulantit e gjithë njerzve të përfshirë, janë hapat e vetëm për të hedhur dritë e për të bërë drejtësi në këtë dosje të rëndë.