3 arsyet e Ronaldos

Midis spekulimeve të vazhdueshme që po e rrethojnë të ardhmen e Cristiano Ronaldos, e përditshmja spanjolle “AS” i ka zbuluar tri arsyet pse asi portugez ka vendosur të largohet nga kryeqyteti spanjoll në kërkim të një sfide të re.
Agjencia Shtetërore Tatimore e Spanjës
Sulmuesi gjithmonë është ndjerë i përndjekur pa fakte nga autoritetet, me agjencinë shtetërore tatimore duke u fshehur vazhdimisht nga prapa. Në fakt, kjo besohet të jetë arsyeja kryesore pse ai dëshiron ta lërë La Ligën.
Krahasimi i vazhdueshëm me Messin… dhe Neymarin
Largimi i brazilianit drejt PSG-së do të thotë se Ronaldo tash duhet të garojë me më shumë se një yll në Evropë. Aryeja për zemërimin e tij është kryesisht financiar: paga prej 35 milionë euro e Neymar dhe kontrata e re e Messit me 40 milionë euro në vit ia turpëron pagën e tij vjetore në Real Madrid në vlerë prej 21 milionë euro në vit.
Thashethemet Mbappe dhe Neymar
Afera flirtuese e Real Madridit me Kylian Mbappe verën që lamë pas e ka shqetësuar yllin portugez. Ardhja e një të riu të talentuar në skuadrën e Zidane do të mundë të sinjalizojë dorëzimin e fronit të tij në Madrid. Mediat spanjolle sugjeruan se 32-vjeçari ka bërë kërkesë për transfertë, por gjiganti i La Ligës e ka bindur të qëndrojë.
Me shkrimet se Neymar do të kalojë në Real Madrid për një shumë rekorde, Ronaldo është duke e jetuar makthin e verës së kaluar. Ronaldo është i lumtur që është mbreti në “Bernabeu”, por ai nuk do të qëndrojë duarkryq dhe të shikojë teksa froni i merret, jo pa hequr dorë vetë.
Pas një starti jo të lehtë këtë sezon me Realin e Madridit ylli i Los Blancos, Cristiano Ronaldo duket se tashmë ka dalë me letra të hapura duke refuzuar të nënshkruajë kontratën e re që do të zgjaste qëndrimin e tij në “Bernabeu”. Siç u përfol para disa ditësh portugezi nuk kishte ndërmend ta firmoste kontratën e re, duke i qëndruar asaj aktuale e që përfundon në vitin 2021, por tashmë mësohet se kushtet e yllit 32-vjeçar kanë ndryshuar. Një Rondalo i nervozuar, siç raportojnë mediat spanjolle, i ka komunikuar presidentit Florentino Perez vendimin për t’u larguar nga klubi mbretëror që në fund të këtij sezoni, përkatësisht më 30 qershor, për një çmim të arsyeshëm siç ai vetë e ka cilësuar termin financiar. Arsye që ka ndikuar në vendimin e prerë të yllit portugez duket të jetë fakti se ai nuk ndihet më i vlerësuar në ambientet e “Santiago Bernabeut”.

Artikulli paraprak“Barcelona është më shumë se një klub”
Artikulli tjetërLufta për pushtet në Arabi, kush fitoi?