3 dilemat e Ançelotit

10 javë nga fundi, 10 pikë më shumë se vendi i dytë dhe vetëm 1 lojtar i dëmtuar. Bayern nën drejtimin e Ançelotit po kalon një moment të mirë në një fazë të sezonit ku tre vitet e fundit ka pasur vetëm dhembje koke. Dhe ajo për shkak të mungesave për shkak dëmtimesh që pësonin bavarezët.
Për sfidën e fundit, në shtëpi, mungonte vetëm Bernat dhe kapiteni Lahm deklaronte pas fitores ndaj Frankfurt se skuadra e plotë është një telash më shumë për trajnerin. Aq e vërtetë tingëllon kjo aq sa tashmë italiani duhet të zgjidhë tre dilemat e para në këtë drejtim.
Kthimi i Boateng pas 4 muajve mungesë krijon balotazh në qendër të mbrojtjes. Statusi i kampionit të botës është i paprekshëm dhe ai që do ta pësojë është njëri mes Martinez dhe Hummels. Në krahun e djathtë ka një vend për dy lojtarë.
Ribery është një veteran dhe Costa përfaqëson të ardhmen. Por kthimi në formë i francezit vë në vështirësi brazilianin dhe trajnerin. Në repartin ofensiv zgjedhja bëhet akoma më e vështirë. Thiago apo Muller. Bayern duhet të jetë i suksesshëm me zgjedhjet e Ançelotit.
Bayern Mynih sikurse pritej do të ketë kundërshtare Borussia Dortmund në gjymëfinale të Kupës së Gjermanisë. Në takimin e fundit çerekfinal të këtij kompeticioni, i shtyrë për shkak të terrenit të rënduar nga reshjet e dëborës, skuadra modeste e Lottes e pati të pamundur të surprizonte verdhezinjtë e Thomas Tuchel, të cilët fituan me rezultatin e thellë 0-3.
Vendasit në fakt mundën të rezistonin deri në minutën e 57-të kur Pulisic i shërbyer me zgjuarsi nga Dembele e kaloi topin poshtë këmbëve të portierit Fernandez. Në të 66-ën Andre Schurrle shënoi të dytin me një gjysmë kthesë brenda zonës, me mbrojtjen e Lottes që la shumë për të dëshiruar në mbulimin e kundërshtarëve.
7 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Schmelzer, ekzekutoi një goditje të lirë që pasi goditi shtyllën përfundoi në rrjetë. Ndeshjet gjysmëfianle, Bayern-Dortmund dhe Borussia e Moenchengladbahut-Eintraht Frankfrut do të luhen më 25 prill.

Artikulli paraprakDortmund, Mario Gotze rikthehet sezonin tjetër
Artikulli tjetërPSG, dosje në UEFA kundër arbitrit