3 kandidatë të mundshëm, kush prej tyre mund të zëvendësojë kancelaren Merkel?

Annegret Kramp-Karrenbauer, Friedrich Merz apo Jens Spahn. Në dhjetor njëri prej tyre do të jetë pasues i Angela Merkelit. Çfarë mund të pritet prej tyre në politikën e jashtme gjermane?
Marrëdhënie me SHBA dhe presidentin Trump
Annegret Kramp-Karrenbauer deri më tani nuk ka rënë në sy me deklaratat për politikën e jashtme. Me origjinë nga landi Saar ajo është një eksperte e natyrshme për Francën, por ekspertiza e saj për SHBA ka nevojë për plotësime. Si Sekretare e Përgjithshme e CDU-së, ajo ka vizituar SHBA, ka folur në takimin vjetor të guvernatorëve dhe vizitoi një fabrikë të BMW-së. Një fillim ky, jo më shumë. Në mediat amerikane ajo cilësohet si „mini-Merkel”. Si një grua e ndjeshme, inteligjente zor, se ajo do të bëhet mikeshë me Donald Trump.
Si kryetar i organizatës miqësore amerikane, „Ura Atlantike”, rivali Friedrich Merz ka kontakte shumë më të mira në SHBA dhe parimisht një marrëdhënie të mirë me Shtetet e Bashkuara. Për të marrëdhënia transatlantike është një nga shtyllat më të rëndësishme të politikës së jashtme gjermane. Por kërcënimeve të Trumpit për dogana ndëshkuese, ai nuk do t‘u hapë ndoshta rrugë, pasi si njeri i ekonomisë, Merz refuzon çdo lloj barriere tregtare.
Jens Spahn me gjasë mund të kishte aftësinë për të pasur marrëdhëniet më të mira me administratën e Trumpit. Trumpistët e kanë mbështetur që herët të riun dhe rebelin kundër Merkelit. Jens Spahn u takua nga të parët me ambasadorin e ri amerikan në Berlin, Richard Grenell, dhe u prit pak më vonë nga këshilltari i presidentit amerikan John Bolton në Shtëpinë e Bardhë. Asnjë ministër gjerman i Shëndetësisë nuk e ka pasur më parë këtë nder. Për trumpistët një kryetar partie Spahn do të ishte hapi i parë për një kancelar Spahn, të cilin ata do ta donin.

Marrëdhënia me Rusinë dhe presidentin Putin
Rusia është për kandidaten Annegret Kramp-Karrenbauer deri më tani një libër me shtatë vula. Por mund të mendohet, se ajo ka folur shpesh me kancelaren Merkel, njohëse e mirë e Rusisë për kreun e dyshimtë të Kremlinit. Të gjitha deklaratat e saj në lidhje me Rusinë janë një përsëritje e pozicioneve të Merkelit. Ajo do të tregojë distancë ndaj Putinit, për shkak të aneksimit të Krimesë. Pritet që Karrenbauer të ndjekë politikën e Merkelit në lidhje me Rusinë.
„Demokracitë e perëndimit janë aleatët më të rëndësishëm të Gjermanisë”. Me këtë fjali Friedrich Merz u prezantua para gazetarëve të enjten në Berlin, kur bëri të ditur kandidaturën. Që do të thotë – ajo gjysmëdemokraci në Lindje, Rusia pra, edhe po qe se vjen në radhë të dytë. Prioritetet e Merz janë të qarta. Si përkrahës i armatimit dhe mik i NATO-s ai e sheh Rusinë si kundërshtar strategjik, por edhe ai është nga ata që e kuptojnë Putinin. Kështu ai e ka cilësuar presidentin rus si rrezik serioz për perëndimin, por pa harruar të përmendë, se perëndimi nuk i ka marrë parasysh sensibilitetet e Rusisë.
Në këtë pikë mendon njësoj edhe Jens Spahn: Edhe ai është i ankoruar fort në perëndim dhe kritik ndaj Rusisë. Spahn e ka akuzuar të Majtën dhe SPD për mirëkuptim me Putinin, por pa thënë se si e sheh ai marrëdhënien me Rusinë në të ardhmen.

Politika e Merkelit për refugjatët dhe migracionin
Në këtë pikë kandidatja Annegret Kramp-Karrenbauer mbështet linjën e Merkelit. Ajo mbron qëndrimin e krishterë-humanitar të integrimit, por në të njëjtën kohë ka mbështetur të gjitha veprimet e ashpërsimit të politikës ndaj refugjatëve. Vetëm një herë Kramp-Karrenbauer ra në sy me një ide të sajën – me një vit shërbimi për refugjatët ajo u kritikua. Ndërsa me deklaratën se „në politikën e refugjatëve është krijuar një kontradiktë, efektet e së cilës ndjehen deri sot”, ajo e përmblodhi saktësisht dilemën e unionit, që është si axhenda 2010 për socialdemokratët. Por ndonjë propozim i saj me vlerë për rrugët e daljes së unionit nga kriza nuk ka ende.
Ndërsa kundërshtar i qartë i politikës së Merkelit ndaj refugjatëve nuk është as Friedrich Merz. Për sa kohë që fluksi mbetet i ulët, si aktualisht ai sheh pak probleme. Por ai paralajmëron për „frikën e mbingarkesës dhe tëhuajëzimit” brenda popullsisë gjermane si edhe zhvillimet e kriminalitetit që „punktualisht, jo strukturalisht” bëhen shqetësuese. Ai akuzon AfD-në se këtë problem e ekzagjeron artificialisht në perceptimin e qytetarëve. Pra nuk ka një kthesë djathtas me Merz në politikën ndaj refugjatëve.
Ndryshe Jens Spahn. Ai nuk lodhet së kritikuari kancelaren, ndër të tjera edhe për përpjekjen, për të mbajtur larg fushatës politikën e refugjatëve. Kundrejt gazetës „Bild” Spahn u shpreh, se „lutja e përulshme për të mos folur më për Shtatorin e vitit 2015 nuk zë vend. Vendi ynë ende përballet me një imigrim vjetor të parregullt, kryesisht të burrave, me një madhësi të qyteteve is Kaseli.” Sipas tij, politika ndaj refugjatëve është arsyeja kryesore për humbjen e besimit të CDU. Kaq qartë nuk e thotë askush këtë në CDU. Nëse Jens Spahn zgjidhet kryetar i CDU-së Merkel do ta ketë shumë, shumë të vështirë.

Exit mobile version