Kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë 3 mesazhe të forta në mbledhjet me strukturat drejtuese të PD-së, që pasojnë ato të një dite më parë ku u caktua zhvillimi i një proteste kombëtare më 8 korrik.
Basha theksoi se, ODIHR rrëzoi farsën e votimeve të 30 qershorit, ndërsa dekreti i Metës është në fuqi.
“Refuzimi që shqiptarët i bënë farsës është refuzim ndaj regjimit të Edi Ramës. Ndonëse PD është aksionierja kryesore e këtij refuzimi popullor ka shumë aksionere. Me ne u bashkua shumica absolute e shqiptarëve. Ky është refuzim i regjimit të Edi Ramës. Detyra jonë është që, nëpërmjet aksionit tonë politik, ta kthejmë këtë nga shumicë refuzuese për regjimin e Ramës, në një shumicë shprese dhe besimi për ndryshim”, mësohet të jetë shprehur Basha.
Mesazhet e Bashës në mbledhje
1. Rama edhe kur i bën i vetëm kandididimet, votimet dhe numërimin, edhe kur nuk ka kundërshtar për të vjedhur, vjedh dhe manipulon. Këtë e dëshmojnë qindra denoncime nga media dhe mijëra të tjera nga qytetarët si dhe gjetjet nga raporti paraprak i ODIHR, më i keqi që nga 97. Rama e bëri për të rritur pjesëmarrjen fiktive. ODIHR vuri vulën për rolin kriminal të KQZ në këtë operacion të paparë manipulimi. Me Edi Ramën nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira.
2. Konstatimet paraprake të ODIHR nxjerrin mes shumë problemeve 2 çështje kryesore:
a) dekreti i presidentit është në fuqi, farsa e 30 qershorit është nul sepse është kundër parimit themelor të sundimit të ligjit
b) regjistrimi i patericës së krijuar nga Edi Rama për të krjuar iluzionin e garës u bë në shkelje të ligjit. Votimi i 30 qershorit është nul.
3. Refuzimi që shqiptarët i bënë farsës është refuzim ndaj regjimit të Edi Ramës. Ndonëse PD është aksionierja kryesore e këtij refuzimi popullor ka shumë aksionere. Me ne u bashkua shumica absolute e shqiptarëve. Ky është refuzim i regjimit të Edi Ramës. Detyra jonë është që, nëpërmjet aksionit tonë politik, ta kthejmë këtë nga shumicë refuzuese për regjimin e Ramës, në një shumicë shpresë dhe besimi për ndryshim.
Ftesa ndaj shqiptarëve për ditën e hënë është: të gjithë bashkë kundër diktaturës, në mbrojtje të familjeve dhe fëmijeve tuaj, në mbrojtje të Demokracisë dhe Kushtetutës.