3 shqiptarë kapen me 500 kg drogë në Gjermani

Një sasi prej 500 kg drogë është sekuestruar nga policia në Hanover të Gjermanisë, duke çuar në pranga tre shqiptarë dhe një shtetas malazez. Grupi u godit të hënën pasdite në një garazh, i cili shërbente për rregullimin e makinave, por të dyshuarit e kishin kthyer në vend për biznesin e drogës.
Sapo hetuesit kanë hyrë në sallë, kanë gjetur katër burra, të cilët ishin gati për të kryer shitjen e marijuanës, e ndarë në qese prej 30 kg si dhe paketa më të vogla. Autorët kishin blerë edhe një makinë paketimi për të punuar më shpejt. Në total, sasia e drogës së kapur është 500 kg marijuanë.
U deshën disa orë që hetuesit të siguroheshin se kishin të bënin me drogë. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 33, 36 dhe 39 vjeç, ndërsa malazezi është 35 vjeç. Gjatë bastisjeve në disa apartamente, policia gjeti edhe 60 000 euro të gatshme, bizhuteri si dhe 2.3 kg marijuanë.
Vlera e drogës kap shifrën e 2 milionë eurove nëse shitet në treg. Katër burrat janë tashmë në pritje të gjykimit.

Exit mobile version