30 studentë të Akademisë së Policisë helmohen nga ushqimi, nuk lejohen të dërgohen në spital

Rreth 30 studentë të kursit bazë të Akadamisë së Policisë dyshohet se janë helmosur nga ushqimi këtë të Mërkurë.

Burime kofidenciale bëjnë me dije për Fax News se vetëm 4 prej tyre (femra), janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër nuk lejohen nga stafi.

Studentët kanë reaksion në trup, ndërsa u janë shfaqur shenja. Studentët e tjerë pavarësisht shenjave dhe shqetësimeve që kanë, nuk lejohen të shkojnë në spital. Stafi iu thotë se nëse do e kishin nga ushqimi, do të ishin helmosur të 300 studentët që ndjekin këtë kurs.

Artikulli paraprakMediat britanike: Erdhi për t’i shpëtuar varfërisë në Shqipëri, 22 vjeçari shqiptar u vra me thikë në rrugë
Artikulli tjetërAnalisti i njohur britanik: Përse tani? Sali Berisha nuk është në pushtet prej një kohe të gjatë!