“30 veshje jetëshpëtuese për një selfie dhe propagandë”, mjeku: Mua më kryqëzuan pse denoncova…

Mjeku Ilir Allkja ka rikthyer vëmendjen tek shkarkimi i tij nga puna dhe rikthimi sërish ps denoncimeve që ka bërë për mungesën e pajisjeve dhe mjeteve mbrojtëse në përballjen me pacientët, ndërsa së fundmi ka postuar në rrjetet sociale të ministres Manastirliu me 30 mjekët dhe infermjerët që u dërguan në Itali.

Allkja shkruan se ai u ankua për arsye profesionale që në tre raste të dyshuara për Covid19 e kanë nisur pa veshje jetëshpëtuese që kanë përdorur në fakt mjekët dhe infermjerët qëu nisën drejt italisë.

“Unë u ankova për arsyen tejet profesionale që në tre raste të dyshuara për Covid19 më nisën pa këtë veshje jetëshpëtuese!
Dhe madje u kryqëzova në mënyrën më barbare nga qeveria!

Dje qeveria përdori 30 veshje jetëshpëtuese, njëpërdorimëshe thjesht për një selfie, propagandë!

Zonja ministre, ju lutem jepni mesazhe të sinqerta pune, puna, mirësia, bamirësia nuk kanë nevojë për të tilla vepra 🙏!”, shkruan Allkja.

Artikulli paraprakDenoncimi tek Berisha: Faqja e Policisë për të marrë autorizim për të dalë nuk hapet, është idiot Km apo…
Artikulli tjetërTë babëzitur edhe në kohë kolere/ Nënkryetari i Bashkisë ndihmat e qytetarëve i merr për vete!