Nga Sali Berisha
Edvin, sot është 31-vjetori i varjes në litar më 10 gusht të vitit 1988 në sheshin qendror të qytetit të Kukësit, e poetit disident Havzi Nela me firmën e xhelatëve Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait tënd biologjik.
Sot është dita e martirizimit të poetit disident Havzi Nela, në të cilën Edvin Kristaq Xhelati mund “të varë” brenda vetes çnjerëzoren e neobllokmenit dhe të tregojë qoftë dhe për pak çaste një grimcë ndërgjegje të njeriut të qytetëruar, të dënojë krimin mizor të të atit tij xhelat dhe të kërkojë ndjesë publike familjes dhe së paku botës së letrave, për varjen me firmën e Ramiz Alisë dhe Kristaq Ramës, të poetit disident Havzi Nela.
Deri sot, ti jo vetëm nuk i ke bërë këto, por përkundrazi, në një urrejtje patologjike për kuksianët, Kukësin dhe Veriun, i ke ndëshkuar ata me taksa shtesë, me zero investime dhe i ke përzënë ata masivisht nga votrat e tyre për në dhera të huaj!
Këto pak rreshta nuk po i shkruaj për politikë, por si një apel per triumfin e njeriut, vetëdijes së tij mbi antinjeriun, nënvetëdijen e tij shtazore.
Nderim përjetë kujtimit të poetit disident, martirit të lirisë Havzi Nela!Këtu më poshtë keni dy poezi të poetit Havzi Nela.”
Poezia “Fryma e Helsinkit” nga Havzi Nela
Kështjella feudale tundet e lëkundet
Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet;
Tirani mizor me detin sot po mundet
Thellë, gjithnji ma thellë n’mes dallgëve po futet.
Fryma e Helsinkit u derdh porsi era
Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;
Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë
Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta, nuk do vdesë!
(Poezitë e internimit në Arrën…)
O Liri, O Vdekje
Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
S’e duron robninë zemra e nji trimi?!
Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,
Kët s’ia fali vetes, kjo m’ban me u mendue.
Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç me përtyp bukë, me u rropatë si kalë?
Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,
Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.
Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk due.
Me durim e shpresë nuk due të vdes.
Si jeta dhe vdekja duhen meritue.
S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri
Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.
Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!
Liria më thërret, vdekja nuk më tund.
Arrën, nandor 1987