Këtë të premte, me vendimin e GJKKO-së u ushtrua kontroll në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe vëllait të tij Arbër Veliaj.
Gjatë kontrollit i është sekuestruar telefoni Ajola Xoxës dhe vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj, si rrjedhojë e thellimit të hetimeve për pasurinë e kryebashkiakut dhe familjarëve të tij.
Në fakt ajo që tashmë dihet është që Veliaj është nën hetim për një sërë dosjesh duke nisur nga inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, dosja “5D”, shembjet te “5 Maj”, shembja e Teatrit dhe hetimi i pasurisë.
Gjatë kohës që oficerët e BKH-së po ushtronin kontrolle dhe kishin seksuestruar telefonin e Ajola Xoxës, Veliaj ishte arratisur duke u larguar nga Shqipëria drejt Hamburgut me pretendimin e takimit me kryebashkiakun e Hamburgut.
Pasi rrjeti vloi pas lajmeve që qarkulluan, Veliaj i mbylli komentet si frikacak duke mos pasur guximin dhe fytyrën për t’u përballur me reagimin dhe të vërtetat që populli po ia përplaste në fytyrë.
Kështu komentuesit nuk kanë reshtur dhe ditën e sotme në një postim të Veliajt në Ditën e Rinisë i kanë kujtuar fytyrën e vërtetë duke e nxirë në komente ndonëse i kontrollon duke censuruar mendimin e tyre për të.
“313 gati, mos ki merak. O hajdut që shkatërrove Tiranën, mos ki merak, të presin shokët e 5D”.
“Ke fytyrë dhe flet për rininë ti o vrasës i Ardit Gjoklajt?!”
“Në Yzberisht ke vite që thua do bëj dhe asnjë shkollë e kopsht”.
“Gëzuar dhe me krahë të lehta puna e SPAK-ut”.
Këto janë vetëm disa nga komentet që ruajtëm pasi duket se Veliaj ka nxjerrë në punë ditën e diel vartësit e tij për të kontrolluar komentet në rrjetet sociale.
Edhe njëherë Veliaj po tregon se është frikacak dhe nuk ka guxim të përballet me të vërtetat që po i përlasen në fytyrë çdo ditë si nëpërmjet protestave ashtu edhe virtualisht.