Dy shqiptarë dhe një grek janë arrestuar në Greqi, raportojnë sot mediat helene, ndërsa janë sekuestruar 32 kg kanabis. Shqiptarët e arrestuar janë një 24-vjeçar dhe një 36-vjeçar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ndërsa greku i arrestuar është 40 vjeç. Raportohet se fillimisht është vënë në pranga 40-vjeçari në Kastoria, në makinën e të cilit u gjet kanabis “Made in Albania”. Më pas, policia arrestoi edhe dy shqiptarët në Kozanë. Në dy makinat u gjetën dhe sekuestruan 32 kg kanabis e ndarë në 32 pako.
Kryesore
Continue to the categoryKot i mbajnë shpresat të korruptuarit, SPAK nuk do të ‘tradhtohet’!
Nga Spartak Ngjela
Të pandehurit e mëdhenj, ish- kryeministra dhe ministra, që e mbajtën shpresën e kotë të tyre te SPAK-u që, sipas tyre, do...