Sot bëhen 33 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha.
Ngjarja ndodhi mes një gjendje të tensionuar politike; studentët ishin hedhur në grevë urie (kërkonin heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga universiteti i tyre).
Greva u mbështet nga mijëra qytetarë tiranas e nga gjithë vendi.
Rrëzimi i simboleve të diktaturës kishte filluar më herët.
Në Shkodër, banorët kishin shkatërruar monumentin e Stalinit dhe me veprimet e tyre frymëzuan njerëz në qytete të tjera.
Portestat kulmuan më 20 shkurt, kur mijëra studentë e qytetarë të Tiranës u nisën nga “Qyteti Studenti” drejt sheshit “Sheshit Skënderbej”.
Pas disa përleshjeve me policinë, protestuesit mbërritën në shesh dhe mes thirrjeve “Poshtë diktatori!”, “E duam Shqipërinë si Evropa!”, rrëzuan shtatoren prej bronxi të diktatorit (vdekur më 1985) pastaj e goditën me shkelma, shanë, qanë, qëlluan, pështynë e etj…mbi të.., e lidhën, e tërhoqën zvarrë, sikur të ishte gjallë, dhe ia ndanë kokën nga trupi.
Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.
Rrëzimi i bustit të diktatorit, Enver Hoxha do të shënonte edhe ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë.