33 vjet RD! Janar 1991- nga Preç Zogaj tek Namir Lapardhaja

Gazeta “Rilindja Demokratike”, këtë të premte (5 janar), kujton 33-vjetorin e botimit të numrit të parë të saj në Hotel Tirana International, në orën 18:00.

“Bashkohuni me ne për të reflektuar mbi rrugëtimin e jashtëzakonshëm dhe frymëzues të RD-së. 33 vjetori i daljes së “Rilindjes Demokratike”, gazeta që themeloi shtypin e lirë shqiptar, duke zyrtarizuar të drejtën për të thënë të vërtetën siç është dhe jo siç e imponon regjimi”, thuhet në njoftimin e saj.

Sot, Rilindja Demokratike, ka si kryeredaktor të saj gazetarin dhe publicistin e njohur Namir Lapardhaja.,

5 janari i vitit 1991 është për ne shqiptarët dita e fjalës së lirë. 33 vjet më parë u botua numri i parë i gazetës Rilindja Demokratike, si një gazetë e fjalës së lirë dhe e mendimit të lirë pas pothuaj gjysmë shekulli monizmi total në diktaturën hoxhiste.

Në dallim nga vendet e tjera ish-komuniste, në të cilat u tolerua një lloj shtypi klandestin dhe një formë e kufizuar e pluralizmit të mendimit, në Shqipërinë hoxhiste e shpallur me Kushtetutë si shteti i diktaturës së proletariatit, fjala e lirë deri në vitin 1990 po të dilte nga goja, ndëshkohej sipas nenit famëkeq 55 me shumë vite burg.

Menjëherë, pas themelimit të PD-së, Komisioni i saj nismëtarë në njërën nga mbledhjet më të para të tij, në një vendim historik, vendosi botimin e gazetës “Rilindja Demokratike”, si gazetë e fjalës së lirë, organ i Partisë Demokratike, e drejtuar nga gazetari, shkrimtari, poeti dhe publicisti Preç Zogaj.
Krahas tij një grup studentesh aktiv në lëvizjen e dhjetorit do nisnin punën në ekipin e gazetës, si dhe intelektualë të shquar të fushave të ndryshme të Tiranës do ishin bashkëpunëtor të saj.

Artikulli paraprakShoqëria shqiptare e etur për drejtësi/ Analisti Lapardhaja: Shqiptarët që ndjekin Berishën, Ramën dhe Metën në sulmet e tyre ndaj SPAK, janë shumë pak
Artikulli tjetërRaporti i Kongresit të SHBA: Edi Rama shpenzoi mijëra dollarë me Gjiknurin dhe Nezën në një hotel luksoz në SHBA