Deputetja demokrate Merita Bakiu ka ndarë në profilin e saj në rrjetin social facebook listën e themeluesëve të PD-së në degën Krujë.
“Unë jam shpresëplotë se nën modelin e urtinë e themeluesve të PD Krujë do të gjejmë rrugën për tek vetja, si e vetmja rrugë që na con në fitore.” – shkruan deputetja Bakiu.
Më poshtë postimi i plotë:
Më 13 janar të vitit 1991, 24 burra guximtarë e antikomunistë të vendosur nënshkruan për krijimin e degës së Partisë Demokratike të Krujës.
Krenare e mirënjohëse për historinë që ata shkruan në një qytet me shpirt të lirë.
Shumë vite kanë kaluar, ngjarje të bukura e të hidhura ka përjetuar PD.
Unë jam shpresëplotë se nën modelin e urtinë e themeluesve të PD Krujë do të gjejmë rrugën për tek vetja, si e vetmja rrugë që na con në fitore.
Rroftë Partia Demokratike!
Rrofshin demokratët e vërtetë!