33-vjetori i degës së PD Tropojë, Azgan Haklaj: Përgjigje për ballkonin antiamerikan dhe antishqiptar

Është përkujtuar në Tropojë 33-vjetori i themelimit të degës së PD lokale.

I  pranishëm në këtë aktivitet ka qenë anëtari i kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj.

Në një postim në rrjetin e tij social facebook, zoti Haklaj shprehet se kjo “është një përgjigje për ballkonin antiamerikan dhe antishqiptar”.

Haklaj ka ndarë për mbështetësit e tij foto nga aktiviteti festiv dhe shprehet se “përveçse një festim përbashkues, ku dominuan thirrjet pro SHBA, demokratët e Tropojës u përballën me surpizën e bukur të përshëndetjes një për një me liderin e PD-së, z. Lulzim Basha”.

Artikulli paraprakA do të ketë aleancë me faktorët opozitarë? Basha: PD e ka bashkimin prioritet absolut, por nuk ka…
Artikulli tjetërShënim/ Gaz Bardhi la PD-në për WC-në e Doktorit, nuk ka vlerë replika