33-vjetori i PD Lezhë, kryetarja Alfrida Marku ndan fotot: 33 vite histori , sakrifica, kontribut i mijëra demokratëve

Në një postim në profilin e saj në rrjetin social facebook, anëtarja e kryesisë së PD, njëkohësisht kryetarja e degës së Lezhës, Alfrida Marku, ka ndarë foto nga ceremonia e zhvilluar, në të cilën një ditë më pare mori pjesë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Më poshtë postimi i plotë i zonjës Marku:

GËZUAR 33 VITE PD LEZHË 

33 vite histori , sakrifica, kontribut i mijëra demokratëve, histori pozitive në Lezhë por edhe kohë të vështira, durim, tolerancë, bashkëpunim. 

Mirënjohje për çdo themelues e kontribues ndër vite të PD Lezhë! 

Mirënjohje për çdo anëtar e drejtues ndër vite të PD Lezhë e secilin anëtar të Forumit Rinor e të Lidhjes Demokratike të Gruas .

Mirënjohje për çdo profesionist e intelektual që i shërbeu në emër të PD banorëve të Lezhës. 

Mirënjohje për secilin që ia doli të fitojë në gara të vështira, duke përfaqësuar PD në parlament apo në Bashki e Komuna ndër vite. 

Kemi kaluar kohë të vështira, procese që na ndihmuan të njohim vetveten, sa pushtet kemi mbi veten ,çfarë i duhej Partisë Demokratike të ndryshojë apo përmirësojë për ti shërbyer vendit e kohës. 

Respekti e mirënjohja për të kaluarën, POR mbi të gjitha e ardhmja, përgjegjësia për të ardhmen. 

Qartësia dhe koherenca në qëndrime e vendime. 

Shërbimi ndaj interesit qytetar, prioritet gjithmonë. 

PD është si një familje e madhe, ku dora e kontributi i secilit është i domosdoshëm për të ecur përpara, ku çdo brez ka detyrime dhe përgjegjësi për brezin e ri . Çdo akt i fortë e vendimtar sot , çdo vendim që kërkon angazhim e sakrificë, do e bëjë më të lehtë të ARDHMEN për brezin e ri nesër. 

Gëzuar 33 vite PD Lezhë 

Suksese e mbarësi në sfidat e rëndësishme që na presin të gjithëve bashkë! 

FB IMG 1705144649241

Exit mobile version