34 vjet e njëjta gjë dhe asgjë e re!

Nga Alban Daci

– Të njëjtët

– Me të njëjtat premtime

– Me të njëjtat diskutime

– Ndonjëherë gjejnë disa personazhe jashtë korit, por përfitues të vetëm janë po atë të korit 34 vjeçar

– Përballë të njëjtës godinë

– Me egon e vetme për pushtet

– Shtiren sikur s’kanë qeverisur asnjëherë

– Citojnë rilandasit e vetë janë modeli tipik haxhiqamilist si simbolikë shtetërore dhe modeli politik.

Muzika vazhdon e për fat të keq ky është tranzicioni i vetëm shqiptar që nuk po mbaron kurrë!

Teksa i shikoj përsëri këta që flasin në emër të demokracisë ndjej një keqardhje të madhe për vendin tim, për njerëzit e mi që kanë zgjedhur ose kanë mbetur të jetojnë në Shqipëri!

Këta pasanik që flasin për të varfërit!
Këta që kanë shpie e vila e flasin për shqiptarët që nuk paguajnë qiranë!

Këta që flasin për largimin e shqiptarëve e vetë po i shkollojnë në universitet më të mira e te shtrenjta të Perëndimit!

Këta që flasin për rrogat e shqiptarëve dhe vetë kanë pensione prej deputetësh, rrogë deputeti e privilegje të tjera e të tjera!

Këta që flasin për papunësinë e shqiptarëve e kanë 30 vjet që nuk ju ka thënë njeri punë e mbarë!
Këta flasin për sipërmarrësit dhe janë pjesë e çdo sipërmarrje!

Këta flasin si njerëz të oborrit, të mbyllur në kështjellë për njerëzit e thjeshtë që kanë mbetur jashtë mureve e tentojnë të mbijetojnë me dinjitet e kur nuk ja dalin, me zhgënjim, por prapë me dinjitet zgjedhin të braktisin familjet e të marrin rruget e emigrimit!

Më vjen keq për Shqipërinë që ka akoma këta dhe unë s’jam dakord aspak se Shqipëria i meriton këta! Megjithatë jam plotësisht dakord se nuk janë ata për të cilën duhet të krenohet!

Këtyre duhet t’u hiqet e drejta të flasin në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve! Këta as veten e tyre nuk e përfaqësojnë më dhe jo të na përfaqësojnë neve!

Artikulli paraprakMasat monitoruese të BE-së ndaj Rusisë, autoritetet malazeze ndalojnë transmetimin e programeve të 20 mediave ruse
Artikulli tjetërProdhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, 8% më pak 2023