Një 38-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë në Hülser Strasse pranë Weyerhofstrasse në Gjermani. Një dëshmitare e ngjarjes i tha policisë se kishte dëgjuar një debat verbal mes të dëmtuarit dhe një shoferi të panjohur, gjatë të cilit i panjohuri e ka plagosur me thikë shqiptarin.
Ai iku me makinën e tij drejt karburantit “Aral” në drejtim të Hüls. Dëshmitarja e përshkroi të dyshuarin si të moshës 60 deri në 70 vjeç, me flokë gri dhe kokë gjysmë tullac.
Në momentin e krimit ai kishte veshur një xhaketë ngjyrë të çelur. Ai po ngiste një makinë të errët dhe të vjetër. I dëmtuari, 38-vjeçar nga Shqipëria u dërgua në spital për mjekim.