Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun Tiranë, Alfred Ahmetçenaj, ka dhënë një mesazh të qartë për 380 familjet që preken nga projekti i devijimit të lumit Lana: “Kjo është e vërteta në lidhje me korrupsionin për shtëpitë tona.” Në një komunikim të drejtpërdrejtë me banorët e zonës, ai i ka ftuar që më 11 maj të votojnë për të drejtat e tyre dhe të thonë “stop” korrupsionit që, sipas tij, fshihet pas projekteve të strehimit e zhvillimit urban.
Postimi i plotë:
Te nderuar pronare te 380 shtepive qe prekeni nga spostimi i lumit Lana kjo eshte e verteta ne lidhje me korrupsionin per shtepit tona.
Ndaj me #11maj eshte dita te votojme per shtepit tona!
Me #11maj eshte dita per ti thene #stopkorrupsionit!