Është konstatuar shkencërisht që ekzistojnë disa gjëra të cilat fëmijët më së shpeshti i trashëgojnë nga nënat e tyre, ndërsa për prindërit nuk është konstatuar ndikim i ngjashëm, por që ka të bëjë edhe me dukjen dhe sjelljen.
Zbuloni për çka është fjala dhe verifikoni sa nga këto gjëra mund t’i aplikoni në shembullin vetjak:
Inteligjenca
Shanset që keni të trashëguar “mençurinë e nënës” janë dukshëm më të mëdha se që i keni trashëguar nga babai, transmeton Telegrafi.
Në hulumtimin e bërë në Glasgou, në të cilin kanë marrë pjesë 12.000 të rinj të moshës prej 14 deri në 22 vjeç shumica e të intervistuarve kanë pasur pikë të njëjta apo maksimalisht 15 pikë më shumë, përkatësisht më pak, koeficient inteligjence sesa nënat e tyre.
Shprehitë e gjumit
Nëse keni problem me gjumin, fajtori i mundshëm për të është nëna juaj. Në revistën shkencore “Sleep Medicine” në vitin 2017 është bërë hulumtimi i cili ka zbuluar që nënat shpesh bartin shprehitë e tyre të gjumit te fëmijët e vet, kështu që fëmijët e nënave të cilat vuajnë nga pagjumësia më së shpeshti flenë më pak se fëmijët e tjerë.
Dukja rinore
Nëse nëna juaj ka dukje rinore, atëherë jeni të parat fatlume sepse i keni shanset shumë më të mëdha që edhe ju do të dukeni ashtu kur të arrini moshën e saj.
Shkencëtarët e institutit gjerman të biologjisë “MaxPlanck” kanë konstatuar që ADN-ja nga mitokondria, të cilën e trashëgojmë drejtpërdrejt nga nënat, mund të kontrollohet pjesërisht edhe mënyra në të cilën plakemi.
Menopauza
Është shansi i madh që do të hyni në menopauzë përafërsisht në të njëjtën moshë të jetës kur ka hyrë edhe nëna juaj. Hulumtimi i bërë në vitin 2011 në institutin britanik të studimit të kancerit në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 2.000 femra, ka treguar që menopauza e hershme apo e vonuar, përkatësisht ajo e cila shfaqet para moshës 45 vjeç dhe pas moshës 55 vjeç, mund të jetë trashëguese.
Vajzat, nënat e të cilave kanë kaluar nëpër menopauzën e tillë kanë gjashtë herë shanse më të mëdha që do t’u ndodhë kështu edhe atyre vajzave, nënat e të cilat kanë pasur menopauzë në periudhën midis moshës 45 dhe 55 vjeç