4 vrasje në pak orë, reagon ish-deputeti: Tregues i degradimit të shtetit, krimi rrugëve policia dhe ushtria për të izoluar të varfërit

Ish-deputeti i PD, Ervina Salianji ka reaguar pas dy atentateve të ndodhura sot në Durrës djhe Lezhë ku mbetën të vrarë me armë zjarri 4 persona. Në një reagim në mediat sociale, Salianji shkruan se, 4 vrasjet sot tregojnë degradimin e rendit dhe sigurisë publike.

Më tej ai shton se sot kushdo e kupton që masat e qeverisë janë për të izoluar të varfërit, qytetarët që respektojnë ligjin, bizneset e ndershme, ndërkohë që kriminelët me armë lëvizin lirshëm dhe vrasin ditën për diell.

“Katër të vrarë, dy në Lezhë, dy në Durrës në mes të rrugës tregojnë qartë degradimin e rendit dhe sigurisë publike, qesharakëzimin e postblloqeve me polici dhe me ushtri me mitraloza apo policë me syze dhe policë me armë nëpër godina bosh që qeveria i nxjerr për të bërë foto propagande.

Për fat të keq çdo ditë e më shumë keqqeverisja dhe tallja me shoë po merr jetë njerëzish, po falimenton biznese dhe po shkakton trauma për qytetarët. Sot kushdo e kupton që masat e qeverisë janë për të izoluar të varfërit, qytetarët që respektojnë ligjin , bizneset e ndershme, ndërkohë që kriminelët me armë lëvizin lirshëm dhe vrasin ditën për diell”, shton demokrati.

Sot pasdite kanë ndodhur 2 atentate e kanë mebtur të vdekur 4 persona. Në Lezhë u vra, Kol Murrani dhe Preng Simoni. Ndërkohë në Durrës u ekekutuan me breshëri plumbash, Viktor dhe Besmir Haxhia.

Artikulli paraprakVendi tronditet nga 7 vrasje brena 4 orësh, Ministria e Lleshit: “Është ulur kriminaliteti”!
Artikulli tjetër“Paga e luftës” ose gënjeshtra e radhës e KM. Kreu i PD Fier publikon protestën e punonjësve që s’kanë marrë asnjë lek