Në 40-vjetorin e Revoltës së Qaf Barit, deputetja e PD, Eralda Bano, ka vizituar burgun famëkeq së bashku me kolegë dhe ish-të dënuar. Në postimin e saj në Facebook, Bano sbkruan se qytetarët shqiptar nuk do ta harrojnë kurrë kalvarin e vuajtjeve të burrave e grave mendjehapur që nuk u pajtuan me regjimin komunist.
Ajo gjithashtu thotë se persekutorët vazhdojnë të jenë prezent në politikën shqiptare.
Postimi i plotë:
Sot përkujtuam 40-vjetorin e Revoltës së Qaf Barit. Kjo revoltë është një nga simbolet më të forta të qëndresës kundër regjimit komunist.
Ky burg ishte një ferr i vërtetë, ku mijëra vetë vuajtën torturat më makabre për arsye nga më absurdet.
Qytetarët shqiptar nuk do ta harrojnë kurrë kalvarin e vuajtjeve të burrave e grave mendjehapur që nuk u pajtuan me regjimin komunist.
Pas 31- vitesh persekutorët vazhdojnë të jenë prezent në politikën shqiptare.
Kjo është e dhimbshme.
Duke mos harruar të shkuarën, duke hedhur sytë nga dhimbja e atyre viktimave, jemi të gatshëm të hapim zemrën dhe mendjen drejt së ardhmes.