41 punësime në kohë fushate, paditet Gjushi dhe Albpetroli

Zëvendëskryeministrja teknike Ledina Mandija ka kallëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme punësimet e paligjshme të kryera në kohë fushate zgjedhore, gjatë muajve maj dhe qershor 2017 në shoqëritë aksionere shtetërore. Respektivisht: 20 punësime në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave, 18 punësime në Albpetrol dhe 23 të tjerë në Ujësjellësin Durrës. Mandija, teksa kërkon verifikimin e materialit për vlerësim, shprehet se ka dyshime se janë kryer veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Në njoftimin për shtyp thuhet se, zyra e zëvendëskryeministres, Ledina Mandija në cilësinë e drejtuesit të Task-Forcës, ka referuar të mërkurën në Prokurori informacionin e marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave me seli në Durrës mbi punësimet gjatë periudhës 25 maj deri në datën 12 qershor.
Mandija njofton Prokurorinë se ka dyshime të arsyeshme që janë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje. Për këtë arsye, materiali i është përcjellë për vlerësim të mëtejshëm Prokurorisë.
Grupi i kontrollit  i ngritur nga zëvendëskryeministrja verifikoi nga materialet e vëna në dispozicion se, Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave pas datës 26 maj 2017 janë firmosur 11 shkresa sipas të cilave rezulton që janë punësuar 20 persona, në shkelje të Kodit Zgjedhor ku përcaktohet  qartë që gjatë fushatës zgjedhore ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi etj.
Po ashtu, shoqëria Albpetrol sh.a, shoqëri, e cila ka vartësi direkt nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, pas datës 26 maj 2017 ka punësuar 18 shtetas në shkelje të Kodit Elektoral. Në njoftimin për shtyp thuhet se, zyra e zëvendëskryeministres, në cilësinë e drejtuesit të Task-Forcës së ngritur në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.473, datë 1.06.2017, ka referuar në Prokurorinë e Përgjithshme informacionin e verifikuar më parë nga grupi i kontrollit se shoqëria Albpetrolsh.a, shoqëri, e cila ka vartësi direkt nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë,pas datës 26 maj 2017 në ka punësuar 18 shtetas në shkelje të Kodit Elektoral.
Bazuar në VKM-në Nr.473, datë 1.06.2017, pika 31, germa ë, zyra e zv/kryeministres Mandija njofton se që ka dyshime të arsyeshme që janë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
Zyra e zv/kryeministres thekson edhe njëherë se, Task Forca nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral, si dhe mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake.
Edhe në Drejtorinë Ujësjellës Kanalizime sha. Durrës për periudhën 25 maj deri në 13 qershor 2017, zyra e zëvendëskryeministres Mandija njofton se ka dyshime të arsyeshme që janë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
Zyra e zëvendëskryeministres thekson edhe njëherë se, Task Forca nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral, si dhe mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake.

R.POLISI

Exit mobile version