Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë një konference për shtyp ka paraqitur para mediave 4200 formularët e firmosur nga delegatët demokratë për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor.
Ai tha se, firmat dhe formularët do t’i dorëzohen kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, ndërsa tha se do të ruhen të dhënat personale.
“Delegatët firmosën masivisht që dë ditën e themelimit të PD-së të rithemelojnë partinë dhe të bëjnë opozitën më të madhe që keni njohur. Këtu kemi sjellë 4200 formularët e 4200 delegatëve të kuvendit të PD-së nga 1800 që ëhstë detyrimi statutor për të thirrur këtë Kuvend, dhe vazhdojnë firmat për të respektuar vullnetin e shumicës. Siç e shihni këtu para kemi një shumicë jo vetëm të PD-së por de facto të Shqipërisë, mos llogarisni shumicën me vota të vjedhura. Do t’i depozitojmë tek kryetari i këshillit Kombëtar të PD, zoti Edi Paloka. Në forumet e PD për dramën e kësaj partie i vetmi forum brenda saj i konstituuar pas Kuvendit është Këshilli Kombëtar”, tha Berisha.