“430 mln euro iu zhvatën shqiptarëve nga pushteti qendror”/ Basha për inceneratorët: Qeveria rrëzoi propozimin e BE me 12 landfille, tani kanë 3, por 2 janë jashtë funksionit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ka zhvilluar këtë të martë një takim me ekspertë, për të formësuar Reformën e re Territoriale të propozuar prej tyre.Basha tha se me reformën aktuale është zbehur roli i qeverisjes vendore, e këtu solli shembullin e inceneratorëve. Ai theksoi se në këtë aferë janë zhvatur miliona euro nga xhepi i shqiptarëve e për këtë fajësoi qeverisjen qendrore.

“Mund të quhet kronikë e paralajmëruar e një dështimi që sot rëndon mbi shqiptarët. Dëgjuat disa nga folësit dhe teksa po transmetohej zoti Bejko, më tha se njëri prej tyre ishte këshilltar aktual të PS. Shënova një nga fjalitë që tha, paguajmë dhe nuk marrim shërbimin. Ky ishte lajtmotivi dhe fjalia përbashkuese e shumicës që dëgjuam. Nuk jemi këtu aksidentalisht. Pushteti vendor është ai që i jep formë shumicës, atyre që e kanë krijuar shtetin, individi, familja, shoqëria. Shërbimi bëhet më mirë kur është afër qytetarit. Nuk e kemi shpikur ne. Është koncept i lashtë. Që të ndodhë kjo krijohen dy lloj marrëdhëniesh. E para është që të mblidhen taksat dhe t’i serviren qytetarëve. Tjetra është që nëse i qëndron parimit centralizimit fiskal, atëherë t’i ndash në mënyrë të tillë që përgjegjësitë që keni atribuuar pushtetit vendor t’ia japësh bashkë me fondet.Ata nuk i japin pushtetit vendor asnjë vegël, asnjë instrument. Ky është vendi për të thënë një shembull. Shumica prej jush e mbajnë mend pastrimin e mbetjeve urbane. Qendra urbane pastrohej, s’vinte qeveria e Tiranës. Cila ishte strategjia e mbetjeve urbane? Nëse nuk gabohem për numrin, 12 landfille të shpërndara anembanë Shqipërisë, me një proces progresiv të trajtimit të tyre që qytetit dhe qendrat e banuara të pastroheshin me kosto minimale dhe impakti të ishte minimal si për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve. Ishte një strategji e financuar nga Banka Botërore që shqiptarët të merrnin shërbimin më të mirë. Çfarë ndodhi? Në një sallë tjetër, 500 metra që këndej po zhvillohet seanca për incenetarotrët, djegësit e plehrave. Papritur kompetenca më bazë, kaloi nga kompetencë e pushtetit vendor në atë qendror. Pse? Përgjigja është e qartë, u hodh poshtë një strategji e hartuar në bashkëpunimin e ekspertëve më të mirë të vendeve të BE, e ekspertëve tanë të trajnuar. U hodh poshtë që të ndërtohej një skemë për një pseudoinceneratorë, 2 prej të cilave nuk ekzistojnë fare.

Skemë e pastër kriminale për të zhvatur qytetarët. Paguajmë tha qytetari socialist dhe nuk marrin shërbimin që paguajnë. 430 mln euro kanë paguar shqiptarët për shërbime që nuk i marrin. Nëse do të ndodhte në pushtetin vendor do të ishte më e lehtë, por gjithçka u përqendrua në një dorë të vetme. Nga gjithsecili i ftuar këtu, mirënjohës për kohën tuaj. Çdo shqiptar, çdo kush, qytetar i republikës së Shqipërisë, shqiptar që flet shqip, a ka një njeri që nuk e kupton e para që mungesa e pushtetit vendor dhe centralizimi është bërë për afera si këto dhe se afera si këto nuk mund të ndodhin nëse funksionon pushteti vendor. 430 mln euro nuk mund të zhvaten pa përqendrim të pushtetit”, tha Basha.

Artikulli paraprak“Koha na dha të drejtë”/ Basha për Reformën Territoriale: Pres me padurim ecjen përpara të këtij procesi. Të bashkojmë shpresat për një të ardhme më të mirë këtu!
Artikulli tjetër“Hyra në këtë garë për të fituar”/ Bushati: Bashkia e Shkodrës jo më peng i politikës, por në shërbim të qytetarëve!