Viktor Lindelof pritet të jetë përforcimi i Manchester Unitedit në afatin dimëror të transferimeve.
Trajneri Zhoze Murinjo e cilëson 22-vjeçarin e Benfikës si njeriun e duhur për të blinduar repartin e tërhequr. Sipas mediave angleze, presidenti i klubit portugez, Luis Filipe Vieira, të hënën udhëtoi vetë drejt Manchesterit për të diskutuar hollësitë e fundit të marrëveshjes.
Mësohet se “Djajtë e Kuq” do të derdhin në arkat e Benfikës plot 45 milionë euro për futbollistin e përfaqësueses suedeze. Lindelof luan në qendër të mbrojtjes, por mund të përshtatet edhe në krahun e djathtë. Ai është aktivizuar si titullar në 13 nga 14 ndeshjet me Benfikën në kampionat, si dhe të gjashta në Ligën e Kampioneve. Për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit, mësohet se United ka mposhtur konkurrencën e PSG-së dhe Interit.
Jurgen Klopp ishte i shqetësuar për soliditetin që tregojnë në mbrojtje kundërshtarët kur ndeshen me “The Reds”. “Të gjitha skuadrat transformohen në repartin e tërhequr kur përballen me ne. Po punojmë shumë për ta zgjidhur këtë problem sepse duhet të gjejmë sa më shumë zgjidhje në sulm”, u shpreh Klopp.
Në dispozicion të Klopp për këtë duel ishte edhe mesfushori Milner, i cili do të ketë një rol kyç për të prishur aksionet e kundërshtarëve. “E njoh shumë mirë si lojtar, ai është një profesionist i vërtetë. Përsa i përket Sturridge, mund të them se nuk është ende gati për të luajtur gjithë ndeshjen, ndoshta 20 minuta për të do të ishte vendimi i duhur”. Ashtu si Sturridge, edhe Emre Can e nisën këtë duel nga stoli për shkak të një problemi me ligamentet e gjurit.