5 lojtarë mungojnë në stërvitjen e parë të Solarit si trajner i Real Madridit

Trajneri i ri i përkohshëm i Real Madridit, Santiago Solari, e ka mbajtur sot seancën e tij të parë stërvitore në pozitën e trajnerit të ekipit të parë të klubit madrilen, por në këtë seancë kanë munguar Dani Carvajal, Raphael Varane, Marcelo, Jesus Vallejo dhe Mariano.
Pasi mbrëmë bordi drejtues i Real Madridi e mori vendimin për ta shkarkuar Julen Lopeteguin nga pozita e trajnerit të klubit, ata vendosën që trajner i përkohshëm i ekipit të tyre të ishte Solari, i cili e kishte në dorë menaxhimin e Real Madrid Castillas, transmeton Gazeta Express.
Argjentinasi, i cili deri dje i stërviste lojtarët e rinj të Real Madridit, tani është përkohësisht duke i stërvitur yjet e “Los Blancos”. Kjo gjë mund të zgjasë vetëm dy javë, pasi që deri atëherë duhet të merret një vendim përfundimtar.
Intervista
-Si e gjetët grupin?
Plot me dhimbje, por të etur për të filluar dhe për të ndryshuar situatën. Është një grup kampionësh dhe luftëtarësh, që kanë fituar shumë gjëra për këtë klub. Situata nuk është e lehtë, por i pashë lojtarët të etur për ta kthyer atë.
-A keni folur me Lopetegui? A dukeni sikur Zidane i ri?
E para i përket sferës private. Edhe “Zizou” le ta lëmë në paqe. Ai është një nga figurat më të mëdha të Real Madridit, nuk mund të hiqen paralele me fjalë. Më mirë ta lëmë të vetëm, në madhështinë e tij dhe të mos i kushtojmë vëmendje askujt, sepse ai është i pakrahasueshëm.

-A mendoni se mund të qëndroni deri në fund të sezonit?
Ne jemi të gjithë në provë. Në jetë dhe në këtë profesion ka më shumë arsye për këtë. Gjithçka shkon shumë shpejt. Gjëja e rëndësishme është çfarë bëjmë nga dita në ditë, jo të mendojmë për kaq larg. Më intereson ajo që bëj në çdo trajnim, në çdo lojë, ajo që skuadra jep në çdo minutë. Kjo është ajo, që ka rëndësi për mua.
-A do ta shohim Vinicius në ekipin e parë?
Vinicius është një lojtar më shumë në skuadër, ai do të jetë në dispozicion, ashtu si pjesa tjetër.
-A mendoni se ekziston një shpërpjestim i madh midis cilësisë së grupit të lojtarëve dhe rezultateve të Real Madridit?
Nuk më takon mua ta vlerësoj këtë.
-Në deklaratën për shtyp, klubi ju ka caktuar si trajner i përkohshëm. A mendoni se jeni vërtet të përkohshëm në këtë detyrë?
E kam pranuar me entuziasëm dhe kënaqësi të madhe këtë rol. Të punosh te Real Madridi është një mundësi e mrekullueshme dhe punë e bukur. Kudo, jo vetëm si trajner i ekipit të parë. Real Madridi na superon me madhështinë e tij, na tejkalon të gjithëve, por në të njëjtën kohë na përfshin të gjithëve ne”.
-Ndeshja me Melilla…
Ideja është të shkojmë atje dhe të luajmë me…. dy topa.

Real Madridi në krizë, tifozët i fajësojnë Bale, Benzeman dhe Ramosin
ulen Lopetegui është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Real Madridit pas debaklit në Camp Nou, por tifozët madrilenë kanë kërkuar që fajin ta marrin edhe lojtarët, veçanërisht Gareth Bale, Karim Benzema dhe Sergio Ramos.
Tifozët e Real Madridi kanë votuar në një sondazh të organizuar nga Marca, ky parashtrohej pyetja se cilët janë futbollistët me paraqitjet më të dobëta gjatë ndeshjeve të këtij sezoni, përcjell Gazeta Express.
Bale, Ramos dhe Benzema kanë qenë tre futbollistët më të votuar si fajtorë për rezultatet dhe paraqitjet e dobëta të Real Madridi në këtë sezon. Këto rezultate kanë bërë që Real Madridi të pozicionohet në vendin e nëntë në tabelë, shtatë pikë larg klubit në vend të parë, Barcelona.
Bale, i cili pritej të bëhet lideri i ri i skuadrës pas largimit të Cristiano Ronaldos, është lojtari më i votuar me gjithsej 43 mijë vota. Uellsiani ka arritur t’i shënojë vetëm katër gola këtë sezon dhe gjatë ndeshjeve të fundit, ai nuk është vërejtur aspak në fushë.
Menjëherë pas tij pozicionet kapiteni dhe qendërmbrojtësi i skuadrës, Sergio Ramos, i cili, gjithashtu, është duke kaluar në një formë të keqe këtë sezon. Mbi 40 mijë persona e kanë votuar spanjollin si fajtor për krizën e “Los Blancos”.
Benzema e kompleton këtë treshe, përkundër fillimit të mrekullueshëm që e kishte pasur këtë sezon, duke i shënuar nga dy gola në ndeshjet ndaj Gironas dhe Leganes. Megjithatë, ai nuk ka vazhduar me të njëjtat paraqitje dhe për këtë arsye 35,200 persona e kanë votuar atë si futbollistin më të keq gjatë këtij sezoni.

Artikulli paraprakDako rrihet në zyrë, banda tek e cila ndërhyri Rama për pajtim
Artikulli tjetërLleshi katolik, po aq sa Marku që drejton Prokurorinë politike të Ramës