Gjykata me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për avokatin Kujtim Ibraj i dyshuar për mashtrim dhe ushtrim të korrupsionit aktiv. 44-vjeçari i ka marrë 5 mijë euro një personi, me premtimin se me ndërhyrjen e tij do t’i siguronte një vend pune tek Fizika Bërthamore. Ibraj i arrestuar në sajë të finalizimit në sukses të operacionit ”Smile5” do të hetohet për veprat penale të “Mashtrimit në bashkëpunim” dhe “Korrupsionit aktiv”.
Arrestohet për mashtrim avokati Kujtim Ibraj. Mësohet se gjykata vendosi masën “arrest me burg” për avokatin ditën e djeshme, pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës. Sakaq, sipas organit të akuzës Ibraj dyshohet për mashtrim e ndikim të paligjshëm. Po sipas këtyre burimeve, Ibraj i mori një personi 5 mijë euro, pasi i premtoi punë.
Në bazë të vendimit të ditës së djeshëm të Gjykatës së Tiranës ndaj këtij personi është vendosur masa e sigurimit personal të “arrestit në burg”, si i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit në bashkëpunim” dhe “Korrupsionit aktiv”.