5-vjeçari dhuron kursimet për luftën kundër kancerit

Një falënderim mjaft special ka marrë një mjek nga Milano, i cili punon në Institutin Evropian të Onkologjisë, në Milano. Një fëmijë vetëm 5 vjeç ka vendosur t’i dhurojë të gjitha kursimet e mbledhura mjekut Pietro Caldarella, pasi i ka shpëtuar jetën nënës të prekur nga kanceri. Këto para 5-vjeçari Giovanni do që të përdoren për kërkimet kundër kancerit.
“Këto janë kursimet e mira për kërkimet kundër kancerit”, i ka thënë vogëlushi mjekut, i cili ka postuar foton e zarfit me kursime në faqen e tij në Facebook.
“Në mëngjes djali 5-vjeçar i një pacienteje më dha një zarf për të më falenderuar për kurën e nënës së tij, e brenda ishin kursimet e tij që ka dashur të më japë mbi kërkimet për kancerin…. Më vjen për të qarë!”, ka shkruar në Facebook doktori.
45 qindarka kanë qenë kursimet e tij në total, jashtëzakonisht pak në luftën kundër kancerit, por që marrin shumë vlerë kur vijnë nga pastërtia e një fëmije.

Exit mobile version