Olsi Dado do të jetë prokurori më i ri i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), i cili u emërua sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Lajmin e ka bërë me dije KLP, ku thotë se kandidaturat e tjera do të miratohen në vijim me përfundimin e procesit të kontrollit të pasurisë dhe figurës nga Komisioni i Posaçëm.