Për të “pabindurit” pra, ata që nuk pranojnë të shesin votën, aplikohet mbledhja e kartave të identitet, me qëllim uljen e pjesëmarrjes së votuesve të kundërshtarit në zgjedhje. Kjo praktikë u bë e njohur në zgjedhjet e Dibrës, por u aplikua dhe nga Safet Gjici në Kamëz në zgjedhjet lokale, një metodë që duket se tashmë ka vendosur ta aplikojë në Kukës, ku është vënë i dyti në listë. Në rast se votimi për PS-në paguhet 10 mijë lekë të reja, dorëzimi i një karte tek të dërguarit e saj kushton 50 euro ose diku tek 6500 lekë. Madje kjo mënyrë është parë si më efikase, pasi paratë paguhen në bazë të numrit të kartave që dorëzon. Natyrisht, jo çdokush mund t’i dorëzojë ato. Ata që i dorëzojnë janë evidentuar më parë si votues të së djathtës, të cilët gjenden në vështirësi ekonomike, për të paguar faturat e energjisë ose janë familje me shumë anëtarë. Kriteri tjetër duhet të jetë që personit që i dorëzohet karta duhet të ketë mbushur moshën 18 vjeç. Personit apo personave në fjalë, u hiqet viza nga lista zgjedhore që kanë sipas zonave të dërguarit e Ramës dhe në këtë mënyrë bëhet një përllogaritje e përafërt e atyre që do të dalin në votime. Kushti është që në listat përfundimtare personi nuk duhet të rezultojë se ka votuar fjala vjen me pasaportë dhe kjo verifikohet lehtësisht jo vetëm nga persona që lihen enkas para qendrave të votimit dhe që njohin personat, por dhe nga komisionerët e PS në çdo qendër. Pas mbarimit të votimeve dhe sigurisë se personi që ka dorëzuar nuk ka votuar, atëherë karta apo dokumenti i identifikimit i dorëzohen sërish të zotit.
Kodi Penal, deri në shtatë vjet burg për blerësit e votës
Fotografimi, filmimi apo dokumentimi i votës përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
– Ofrimi ose dhënia e parave, premtimi për vend pune apo favorizime të tjera në kundërshtim me ligjin në këmbim të votës, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
– Kërkimi ose pranimi nga zgjedhësi i parave apo të mirave materiale në këmbim të votës dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
– Shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar në votim dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
– Shpërdorimi i vendit të punës nga punonjësit e administratës shtetërore në favor të partive politike përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në tre vjet.
– Pjesëmarrja e punonjësve shtetëror në aktivitete të fushatës zgjedhore, në kundërshtim me ligjin dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.