Simonetta Di Pippo, Shefe e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Hapësirës Jashtëatmosferike, na zbulon vendin ku multilateralizmi ka ende një vlerë. Këshilla për ta njohur më mirë Tokën dhe për ta mbrojtur
Si dashuri e vërtetë dhe si gjërat e tjera të bukura të jetës njerëzorë, hapësirë nënkupton liri. Uebsajti i Bashkimit Astronomik Ndërkombëtar, domethënë i autoritetit ndërkombëtar që cakton emrat e trupave qiellorë, e shpjegon kështu motivin për të cilin sikur edhe të donit ta quanit një yll me emrin tuaj apo të së dashurës tuaj nuk do të mundnit. Thotë institucioni: nuk ja vlen që të mashtroheni nga kush ju lëshon për para një certifikatë pas asnjë vlerë ligjore, por më mirë shikoni një yll dhe quajeni si të doni. Sepse kështu është hapësira, si dashuria, e lirë për t’u shikuar, vëzhguar, eksploruar dhe deri ëndërruar. Gjë tjetër është shkenca dhe Bashkimi që cakton emrat e trupave qiellorë për t’i identifikuar. Në vitin 2008 ka vendosur ta quajë asteroidin Nr. 21887 Dipippo, domethënë sipas mbiemrit të një prej femrave që kanë influencuar më shumë aktivitetet hapësinore e epokës bashkëkohore. Sot, në ditët ku të gjithë shikojnë nga ajo që ka ndodhur 50 vjet më parë, në Garën e Hapësirës të atëhershme dhe në ringjalljen e një konkurrence të re me nivel shumë të lartë teknologjik, është akoma më e rëndësishme të shikohet në 50 vitet e ardhshme dhe në atë që hapësira mund t’u mësojë çështjeve tona tokësore.
Simonetta Di Pippo, romane, vitlindja 1959, në marsin e 2014 është vërë gruaja e parë jo e një vendi në rrugën e zhvillimit në krye të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Hapësirës Jashtëatmosferike qysh nga themelimi i saj, në dhjetorin e 1958. Është ndoshta pozicioni më i lartë, në nivel ndërkombëtar, tek i cili mund të arrihet pas një jete kushtuar kërkimit hapësinor. Një zyrë pak e njohur për publikun, me një akronim të komplikuar – UNOOSA, që do të thotë United Nations Office for Outer Space Affairs – e cila merret me gjënë më e rëndësishme nga të gjitha: të bashkojë forcat, të bëjë bashkë, në epokën ku të gjithë duan të ndahen dhe të ngrenë murë e të fortifikojnë kufij. OKB-ja në hapësirë kërkon që të rrëzojë mure dhe të gjejë një rrugë për përmirësimin e jetës në Rokë. Na mundëson që të shikojmë nga hapësira si një territor më i afërt, i mundshëm, një vend plot me mundësi për të gjithë, pa qenë askush patjetër ta dominojë. Dhe, pikërisht si në çështjet e zemrës – nuk është gjithmonë e lehtë. “Kam studiuar Astrofizikë dhe dega më pëlqente, por doja një zanat që të më mundësonte të vazhdoja të studioja. Diçka që të zhvillohej, me mundësinë e vazhdimit të të mësuarit, të mbaja gjallë studimin dhe kërkimin e së ardhmes”, thotë për Simonetta Di Pippo për “Il Foglio”.
“Kur kam nisur studimet në “La Sapienza”, ishim rreth 50% me femra. Kemi arritur në 1984 të jemi 10% e të diplomuarve. Një prej komenteve më të shpeshta ishte: mirë, por më pas do të vijë familja, fëmijët, kjo punë nuk është e pajtueshme. Ashtu si në disa biseda të caktuara pune ishte një pyetje e shpeshtë, “Po nëqoftëse e pranon këtë punë, si do ja bësh pastaj me familjen?”, pyetje që normalisht u bëhen femrave dhe jo meshkujve. Më duhet t’ju them se unë, megjithëse duke nënvizuar në mendjen time se bëhej fjalë për një qasje diskriminuese, në realitet më pas nuk e kam përdorur në asnjë rrethanë, pasi nuk e konsideroj korrekt. Kur njeriu gjendet përballë një pengese, e çfarëdo natyre qoftë, kërkon që ta kalojë. Në fund menaxhimi i pengesave dhe i pasjes së sfidave edhe komplekse, sfidave, është pjesë e zanatit. Dhe është intelektualisht argëtuese që t ëarrish të kesh një problem kompleks dhe ta zgjidhësh. Dua të them, edhe unë e kam pasur ndonjë incident të vogël personal nga pikëpamja e diskriminimit, por nuk e kam konsideruar kurrë si problem”.
Simonetta Di Pippo diplomohet në Sapienza më 1984. Tri muaj më pas nis të punojë në një kompani të madhe softëare, “por nuk ishte ajo për të cilën kisha studiuar”. Kështu që vendos t’i përgjigjet një njoftimi, “kërkonin hulumtues në Planin Hapësinor Kombëtar, të CNR-së, ishte 1985 – 1986”. Vendos që ta pranojë kërkesën prej hulumtuesje “me një kontratë 5 vjeçare”, një lëshim në errësirë po të kihet parasysh siguria e arritur në kompaninë private. Në qershor krijohet Agjencia Hapësinore Italiane. “Një strukturë dinamike që duhej të shërbente për ta ndihmuar vendin në këtë strategji rilançimi të një tradite hapësinore që ekzistonte prej kohësh”. Shpjegon Di Pippo: “Nuk duhet të harrojmë se Italia ka qenë vendi i tretë në botë që ka nxjerrë një objekt në orbitë, më 1964, pas Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, falë Luigi Broglio, babait të Aeronautikës italiane, që ka ndërtuar bazën e Malindi në Kenia me Universitetin “La Sapienza”. I lindur në Mestre më 1911, Inspektor i përgjithshëm i Xhenios Aeronautike, por sidomos shkencëtar, Luigi Broglio është një prej inxhinierëve italianë më të njohur në botë dhe në fakt qendra hapësinore në Malindi mban emrin e tij, ashtu si asteroidi 18542.
Duke filluar nga Plani Hapësinor Kombëtar, më pas i transformuar në ASI, Di Pippo ishte pjesë e një grupi pionierësh për sektorin aerohapësinor italian: “Fillimisht më kanë caktuar në ato që quheshin “studime të avancuara”: detyra ime ishte ajo që të shkoja në vendet që mund të kishin një bashkëpunim me ne dhe të zhvillonin projekte ndërkombëtare. Qe kështu që pas disa muajsh ndihmova në ngritjen ee një sektori të ri në Agjenci, atë të Automatizimit Robotik Hapësinor. Italia ka qenë për vite lidere në sector, por që rezultati i këtij aktiviteti që në një moment të caktuar të karrierës më ka bërë të kemi kontakte kudo, në Indi, në Japoni, në Rusi, në Shtetet e Bashkuara, në Kanada. Njerëz që i kisha njohur kur kishim qenë të rinj, të sapohyrë në biznes dhe më pas kishin bërë karrierë. Jam gjetur të ke një rrjet me presidentë agjencishë hapësinore, krerë entesh kërkimore, CEO kompanishë të rëndësishme, me të cilët qeshë rritur në nivel botëror. Një rrjet i bazuar mbi besueshmërinë dhe respektin reciprok profesional. Ky ka qenë edhe life motive i jetës time profesionale: të kërkoj gjithmonë bashkëpunimin ndërkombëtar se element parësor, të bashkëpunoj në mënyra të ndryshme, me gjeometri të ndryshme, dhe gjithmonë në kërkimin e ekselencës si teknologjike, ashtu edhe shkencore. Në atë kohë ASI kishte këtë objektiv: ta bënte vendin gjithnjë e më të spikatur, gjithnjë e më shumë teknologjikisht të avancuar dhe në kufirin e zbulimeve shkencore. Më duhet t’ju them edhe që ia kemi arritur mjaft mirë”.
Pas uljes në Hënë të amerikanëve, të dytët që kthehen kanë qenë kinezët: më 3 janar të këtij viti, sonda Chang’e-4 ka arritur në atë që duhet ana e errët e Hënës. Më 7 qershor, Presidenti amerikan Donald Trump ka shkruar në Twitter se me të gjitha paratë që po i jepte, NASA nuk do të duhej më të “fliste për Hënën, pasi kemi qenë atje 50 vjet më parë. Do të duhej të përqëndrohej mbi gjëra që mund t’i bëjmë, përfshi Marsin (i të cilit Hëna është një pjesë), Mbrojtjen dhe shkencën!”. Ja, përjashto gabimin trashanik të Hënës pjesë e Marsit, ka një problem që e ngre Trump, domethënë raporti midis Mbrojtjes dhe kërkimit. Kur në janar ka folur për një Space Force që të mbrojë interesat e amerikanëve dukej si ekzagjerim, por pak kohë më pas i është afruar edhe Emmanuel Macron. Me pak fjalë, sa politikë ka në hapësirë? “Vendimet që merren në Vjenë, në Komitetin për Përdorimin Paqësor të Hapësirës, janë qartazi politike, por gjëja jashtëzakonisht interesante e sistemit multilateral është se të gjithë merren me consensus unanim”, thotë Di Pippo. “Nganjëherë mekanizmi është i gjatë, sepse për të arritur në mirëkuptimin e të gjithëve mund të nevojitet kohë, por sapo merret vendimi, impenjimi i shteteve anëtare është pasi vendimi është marrë me unanimitet. Edhe vendet shumë të dukshme nga pikëpamja politike janë të kënaqura sesi multilateralizmi manifestohet në këto gjëra. Në hapësirë – dhe është një fakt që e nënvizoj me interes dhe krenari – multilateralizmi po funksionon shumë mirë”.
Domethënë nuk po përjetojmë një Garë për Hapësirën të re? “Jam thellësisht e bindur se që të mund të bashkëpunohet mirë duhet pasur një autonomi e caktuar. Bashkëpunimi midis partnerëve duhet të jetë i balancuar. Nuk duhet të jetë në masën 100%, por është e nevojshme që të ketë një dije teknologjike midis partnerëve, pasi përndryshe bashkëpunimi nuk është i frutshëm. Çdo palë e bashkëpunimit duhet të ketë një avantazh. Është për këtë që flitet për Spacefaring Nations, domethënë vendet që kanë një program hapësinor të qëndrueshëm: kanë kapacitete dhe kompetenca vetëm në sektorë specifikë apo në disa teknologji, por duhet të kenë një ekselencë që mundëson një raport të balancuar bashkëpunimi. E quaj autonomia për bashkëpunimin, që pastaj është edhe në themel të asaj që bëjmë në Kombet e Bashkuara: t’u sjellë të gjithëve gjithnjë e më shumë benefitet e hapësirës, sidomos vendeve emergjente dhe në rrugën e zhvillimit, nga njëra anë pse i ndihmon që të përmirësojnë kushtet e jetesës së qytetarëve të tyre dhe nga tjetra për t’i zhvilluar teknologjikisht këto vende dhe t’u mundësojë që të mund të flasin me të tjerët, sepse përndryshe do të izoloheshin”.
Megjithatë Kina është lojtari i ri në këtë sektor, pas dekadash ku nuk ishte e ftuar në bashkëpunimin midis të mëdhenjve, domethënë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Kurse tani duket se përparimet e saj po përshpejtojnë edhe ato të të tjerëve. “Kina ka dije të konsiderueshme, ka një sasi të jashtëzakonshme studentësh të nivelit të parë, duke parë edhe nga numrat, ka talented, ka një sistem arsimor shumë të zhvilluar, në rritje, dhe natyrisht që e sheh hapësirën si një prej sektorëve për t’u afirmuar në skenën botërore. Kanë resurset njerëzore, kanë resurset financiare”, thotë Di Pippo. “Stacioni Hapësinor Kinez do të jetë gati dhe operativ brenda 2021 – 2022dhe ne bashkëpunojmë shumë me Kinën. Vitin e kaluar kemi bërë një njoftim mundësie për t’ia hapur gjithë botës Stacionin Hapësinor Kinez nëpërmjet nesh”. E si? “Sapo kemi përzgjedhur 6 eksperimente kryesore”, që do ta kryhen në orbitë, “dhe 3 që kërkojnë verifikime të tjera teknike, të gjitha ekserimente me nivel shumë të lartë shkencor. Disa prej tyre janë eksperimente të propozuara nga vende në rrugën e zhvillimit, gjë që demonstron se një propozim i mirë kërkon vëmendje dhe duhet të arrijë të krijojë mundësinë e transferimit të këtyre dijeve që u shërbejnë këtyre vendeve që të mund të paraqiten me mirë në skenën ndërkombëtare”.
Po a nuk ekziston rreziku që Stacioni Hapësinor Kinez të bëhet një alternativë ndaj atij Ndërkombëtar? “Stacioni Hapësinor Kinez nuk do të jetë alternativë. Është shprehje e një vullneti të kinezëve për të zhvilluar disa teknologji: tashmë qenia në orbitën rreth Tokës për të bërë eksperimente shkencore dhe teknologjike është thuajse e domosdoshme që të mund të zhvillohet një seri zgjidhjesh të reja”. Dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme edhe në përgatitjen e astronautëve për misione të ardhshme, sërish Hëna, apo Mars. “Po të duhej të flitej për eksplorimin njerëzor e sistemit diellor, është e nevojshme të përdoret orbita e ulët për të kuptuar fiziologjikisht sesi trupi njerëzor reagon ndaj periudhave të gjatë të qëndrimit në hapësirë. Kohët e fundit ka pasur një eksperiment interesant të bërë nga NASA dhe nga ROSCOSMOS, që kanë lëshuar misionin One Year Mission, dhe e kanë dërguar në Stacionin Hapësinor për një vit një astronaut amerikan dhe një rus. Astronauti amerikan, Scott Kelly, është Champion for Space i UNOOSA deri në nëntor të këtij viti”.
Mark dhe Scott Kelly janë binjakë të ngjashëm dhe shkencëtarët e kanë studiuar AND-në e tyre pas një viti të kaluar njëri në tokë dhe tjetri në hapësirë: “Ka dalë një artikull në “Nature” që demonstron se ekzistojnë diferenca midis të dyve, por se këto diferenca po zbuten me kalimin e kohës. Nëse do të zhduken fare në vazhdim nuk e dimë, por me siguri, kur Scott është kthyer në Tokë, është demonstruar shkencërisht se ekzistonte një diferencë”.
Hapësira e kishte ndryshuar krahasuar me vëllain e tij binjak. Më përpara akoma bashkëpunimit ndërkombëtar, eksplorimi hapësinor është pjesë e jetës profesionale të Simonetta Di Pippo shumë më tepër nga sa mund të mendohet. Pasi përpara se të vinte në OKB, ajo ishte përgjegjëse e fluturimit njerëzor tek Agjencia Hapësinore Europiane. Midis gjërave të tjera, është ajo që ka përzgjedhur Samantha Cristoforetti dhe Luca Parmitano si astronautë për misionet hapësinore.
“Tek ASI-ja puna ishte operative, më pas është bërë akoma edhe më shumë e tillë tek ESA. Drejtori i Fluturimit Njerëzor merret me astronautët europianë, me kontributin europian për Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, me misionet eksploruese. Plus, të gjitha eksperimentet që bëhen në kushte mikrograviteti, domethënë ata që më pas shkojnë në Stacionin Hapësinor. ESA i ka selitë e saj në Hollandë, në Gjermani, astronautët e shpërndarë midis Rusisë, Japonisë, Shteteve të Bashkuara, kur nuk janë në stacion. Sigurisht që është një punë shumë operative”, ka edhe shumë bashkëpunim ndërkombëtar brenda: “Të gjitha vendimet lidhur me Stacionin Hapësinor merren nga 5 partnerë kryesorë, domethënë Japonia, Rusia, Europa, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara. Ekuipazhet vendosen të gjithë sëbashku, furnizimet e Stacionit bëhen nga mjete të ndryshme që vijnë nga partner të ndryshëm dhe trafiku drejt Stacionit vendoset gjithmonë në mënyrë të përbashkët. Është një pnë bashkëpunimi ndërkombëtar lidhur me gjithçka”.
Pastaj janë eksperimentet, domethënë një prej motiveve themelore, ndoshta më themelori, për të cilin kemi astronautë në orbitë të ulët: “Ka eksperimente që kryhen në bord për një periudhë të gjatë kohe dhe ndoshta ndryshon ekuipazhi dhe dikush tjetër duhet të merret”. Për këtë arsye edhe astronautët europianë flasin rusisht: “Stacioni kontrollohet nga të gjitha qendrat e ndryshme, të shpërndara në vende të ndryshme, kështu që kalohet nga rusishtja tek anglishtja. Hapësira është gjithmonë një çështje bashkëpunimi ndërkombëtar”.
Kur isha tek agjencitë hapësinore, nga ajo kombëtare tek ajo rajonale, “në thelb punoja me vende që kanë një dije të madhe hapësinore: bëja bashkë projektin, ekipin ndërkombëtar, koordinoja aktivitetet e zhvillimit, lëshimet dhe nganjëherë edhe rezultatet. Ka qenë në momentin kur kam ardhur në Kombet e Bashkuara që kam nisur të punoj 24 orë në ditë sesi të përdor të dhënat dhe infrastrukturat hapësinore për të ndihmuar vendet në rrugën e zhvillimit dhe emergjente, për të shërbyer si urë për atë që ne e quajmë space divide, domethënë diferencën midis atyre vendeve që dijnë çfarë të bëjnë me këto të dhëna hapësinore dhe atyre që nuk e kanë as idenë më të vogël”.
Pa e kuptuar, hapësira në vitet e revolucionit teknologjik është bërë vend nga ku vijnë zgjidhjet ndaj shumë prej problemeve tona. “Për shembull, satelitët e vëzhgimit tokësor”, shpjegon Di Pippo, “le të marrim Yllësinë Copernicus: të dhënat janë të disponueshme, por me t’i pasur, ato duhet të dish t’i analizosh. Ne i ndihmojmë që t’i krijojnë këto dije. Aq më shumë kur bëhet fjalë për të menaxhuar të dhëna themelore, si për shembull në rastin e katastrofave natyrore”.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Hapësirës Jashtëatmosferike ka krijuar për të këtë arsye Space-based Information for Disaster Management and Emergency Response, në zhargon “SPIDER”, pikërisht si merimanga, “që shërben për: të furnizuar vendet e OKB-së të dhëna dhe shërbime hapësinore nëpërmjet rrjetit të dijeve dhe të marrëveshjeve, t’i ndihmuar që të menaxhojnë ciklin e katastrofës dhe sidomos pjesën e emergjencës. Po kërkojmë që të punojmë gjithnjë e më shumë në planin humanitar, për t’u mundësuar njësive operative që të shkojnë në vendin e katastrofës në misione ndërhyrjeje të shpejtë”.
Nëqoftëse një vend është i zhvilluar teknologjikisht është edhe në gjendje të ndihmojë kë nuk është, por nuk është vetëm çështje “humanitare”, por edhe Space Economy e pastër, zhvillimi global: “Nuk ka domosdoshmërisht një lidhje midis posedimit të kapacitetit për të lëshuar një objekt në hapësirë dhe përdorimit të avantazheve të hapësirës. Ne jemi platforma, lehtësuesi që sipas nevojave të vendit – ndoshta i goditur nga katastrofa apo që dëshiron të zhvillohet në mënyrë të mbështetshme duke përmirësuar cilësinë e jetesës së qytetarëve – u japim zgjidhjen e problemeve”.
Shembujt konkretë janë të shumtë, ashtu si edhe objektet që lëshohen çdo vit në orbitë. Për shembull, kush ndjek çështjet koreanoveriore, deri në vitin 2018 e dinte përmendësh çdo lëshim të Phenianit – një program hapësinor që shpesh përdorej si mbulesë për të zhvilluar teknologji ushtarake. Kurse kohët e fundit është folur shpesh për mbeturina hapësinore: për shembull, në fund të marsit, kur India ka testuar një raketë antisatelitore (një tjetër prej kufijve të rinj të Mbrojtjes). Komuniteti ndërkombëtar është detyruar të bëjë një reflektim: a mund ta përdorim orbitën siç na do qejfi dhe të krijojmë mbeturina, duke vënë në rrezik funksionimin korrekt e satelitëve të tjerë të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar? Kombet e Bashkuara shërbejnë edhe për këtë, vënien e rregullave në hapësirë: “Ne regjistrojmë gjithçka lëshohet në hapësirë, edhe ato që quhen objekte jofunksionalë. Regjistrimi ndodh mbi bazën e një njoftimi nga ana e shteteve anëtarë, ne kontrollojmë nëse këto të dhëna janë korrekte apo jo dhe, nëse po, i regjistrojmë”. Të gjitha këto të dhëna janë të përcjella në uebsajt. “Regjistrojmë gjithçka, nuk diskriminojmë lidhur me tipin e satelitit. Qëllimi kryesor i regjistrit është të qenit një masë transparence, domethënë: duhet të jetë e qartë për të gjithë se çfarë ka në orbitë. Garantojmë transparencën dhe rritjen e besimit reciprok. Me përkufizim, regjistrimi është një akt teknik dhe nuk futemi në vlerën politike e lëshimit, por akti teknik në realitet u mundëson shteteve që të kenë një dukshmëri të plotë të asaj që ndodh”.
Po në raste si ai koeranoverior, si funksionon? “Asnjë vend nuk është i detyruar të na njoftojë përpara lëshimit. Por sipas traktateve ndërkombëtare janë të detyruar të na njoftojnë pas lëshimit dhe Koreja e Veriut na njofton” – domethënë është një prej rasteve të rralla në të cilat bazohet, mbi të dhëna objektive, dija jonë për kapacitetet teknologjike e Koresë së Veriut. “Kemi raste për të cilat vendet nuk kanë njoftuar se çfarë kanë lëshuar në orbitë, por bëhet fjalë për vende të vogla, që bile nuk e kanë një legjislacion kombëtar të përshtatshëm, dhe në këto raste ne i ndihmojmë që të jenë në gjendje ta bëjnë, për shembull duke i nxitur që të bëhen anëtarë të Komitetit për Përdorimin Paqësor të Hapësirës, COPUOS. Qysh kur kam ardhur në OKB, më 2014, kemi kaluar nga 76 anëtarë të COPUOS-it në 92 të tillë dhe 3 anëtarë të rinj do të vijnë në fund të këtij viti, kur do të kalojmë në 95. Është një përqindje rritjeje mjaft e lartë”. Astrofizikania jep shembullin e Kenias: “Jo vetëm që i kemi ndihmuar me lëshimin e satelitit të parë, por edhe i kemi detyruar në regjistrim dhe, për ta bërë, i është dashur që të krijojë Agjencinë Hapësinore, duke miratuar një ligj kombëtar. Nuk bëhet fjalë vetëm për të stimuluar krijimin e vlerës, pasi kapacitete teknologjike, por për të mbështetur një sjellje të përgjegjshme. Në thelb, Kenia është një vend i ri hapësinor, por që qysh nga fillimi sillet në mënyrë të përgjegjshme”.
Përveç objekteve të lëshuara në orbitë, UNOOSA merret edhe me monitorimin e llojeve të tjera të kërcënimeve: asteroidët. Tri vite më parë Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka shpallur 30 qershorin si International Asteroid Day. “Është zgjedhur ajo ditë”, shpjegon Di Pippo, “prej ngjarjes së vitit 1908 në Siberi”. Por flasim për atë që quhet “Ngjarja e Tunguska”. Nuk qe përplasja me Tokën e një meteoriti, pasi objekti nuk arriti i tëri, pasi u shpërbë në kontakt me amtosferën, duke shkaktuar një shpërthim që u përhap në një sipërfaqe prej 2150 kilometrash katrore, 1000 bomba Hiroshime bashkë, me një tërmet katastrofik pasues. Nuk pati të vdekur, por vetëm prej rastësisë. “Këto janë ngjarje shkatërrimtare, por që ne i konsiderojmë të vegjël, ata që mintorojmë janë edhe dhe sidomos ngjarje me shtrirje të madhe, si ai që njihet pse ka çuar potencialisht në zhdukjen e dinosaurëve”.
E si bëhet? “Aktualisht kemi dy grupe. Njëri quhet Space Mission Planning Advisory Group dhe tjetri International Asteroid Warning Network. Janë të përbërë nga agjenci hapësinore, ente të tjera dhe ne funksionojmë si sekretariat, ndihmojmë organizatën dhe menaxhojmë pjesërisht pjesën teknike. Qëllimi është ai i pasjes nga njëra anë i një tërësie entesh që monitorojnë se çfarë ndodh, nga ana tjetër ideja është ajo e hartimit të një lloj plani komunikimi krize, që na rastin ku duhet të ndodhë diçka, të na thotë sesi duhet të lëvizim. Jo vetëm: janë në studim një seri misionesh që mund të hartohen në rastin ku rreziku i përplasjes me asteroid do të bëhej real. Edhe kjo bëhet në nivel bashkëpunues”.
Grupet, me të gjitha agjencitë kryesore të globit, bashkohen periodikisht dhe studiojnë protokolle. “Sapo u kemi bërë prezantime grupeve që merren me asteroide pasi 23 qendrat e përhapura nëpër botë që përdorim për programin SPIDER janë përgatitur për të menaxhuar imazhe dhe koordinuar ndërhyrjen e mbrojtjes civile. Edhe këtu bëhet fjalë për mbrojtje civile, shumë e ndryshme, por gjithmonë mbrojtje civile. Dhe ky është një model koordinimi që funksionon”. Grupet operative që merren me mbrojtjen planetare ekzistojnë vetëm prej pak vitesh, por aktiviteti po rritet dhe “herëpashere ka agjenci të tjera që kërkojnë të futen në program: bashkëpunimi ndërkombëtar po zgjerohet”.
Përgatiti
ARMIN TIRANA