Rreth 500 efektivë pritet të largohen nga Policia e Shtetit. Ata kanë refuzuar t’i nënshtrohen vettingut dhe sipas sindikatës, arsyeja për këtë është përfitimi i pensionit suplementar pasi janë mbi 45 vjeç.
Punonjësve që kanë dhënë dorëheqjen nga policia, iu miratohet lirimi nga detyra brenda 30 ditësh dhe për 2 vite ata përfitojnë pagën vijuese.
Nëse kanë mbi 15 vite punë ata përfitojnë edhe pensionin suplementar. Sipas Ministrisë së Brendshme, deri tani rreth 60% e pefektivëve në rang vendi e kanë dorëzuar formularin e vettingut.
Hashtag.al hulumtoi në një shkrim të publikuar dje për mënyrën sesi po bëhej vettingu në polici.
Në skemën e Ministrisë së Brendshme po përdoret divorci si mjet për t’i shpëtuar vettingut të një pjesë zyrtarësh apo efektivësh të Policisë së Shtetit.
Divorci i shpëton nga pasojat e vettingut të përfshirët në korrupsion, afëra dhe bashkëpunim me kriminelët. Vettingu në polici po përdoret edhe si mjet presioni për shkarkim nga puna me qëllim punësime të tjera.